Dy nxënës gjermanë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ashpër me disa azilkërkues shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane sipas të cilave, tre azilkërkues të refuzuar nga Kosova fillimisht kanë ngacmuar dy nxënëse në një shkollë të qytetit Arnstadt të landit gjerman, Thüringen. Sipas mediave gjermane në momnetin që nxënësit tjerë e kanë vënë re këtë, ka nisur një sher në mes të azilkërkuesve dhe nxënësve.
Konflikti ka përshkallëzuar pastaj në rrahje në mes tyre. Në këtë rrëmujë, një ndër azilkërkesit ka goditur me thikë dy nga nxënësit. Njëri prej tyre, një 15 vjeçar, ka pësuar prerje ndërsa nxënësi tjetër, hematomë.
Tre azilkërkuesit, të moshave 20 deri 26 vjeç të cilët kanë qenë me vendim për t`u dëbuar nga Gjermania, janë arrestuar. Sipas ministrit të brendshëm të landit Thürigen, Holger Poppenhäger dëbimi i tyre tashmë do të bëhet me procedurë të shpejtuar.








