Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë njofton se kthimi i azilkërkuesve nga Shqipëria do të vijojë me intensitet. Vetëm këtë javë pritet të kthehen 395 persona të cilëve u është mohuar e drejta e qëndrimit në Gjermani. Ambasada bën me dije numrin e të kthyerve dhe datat për secilin grup. Kohë më parë, shteti gjerman njoftoi se jo vetëm që do të kthehen, por azilkërkuesit do të detyrohen ta paguajnë vetë biletën e avionit.
Në datën 06.10, ora 14:35 – rreth 75 persona
Në datën 07:10, ora 14:10 – rreth 140 persona
Në datën 08:10, ora 13:45 – rreth 80 persona
Në datën 09.10, ora 13:40 – rreth 100 persona









