Komisioni i Jashtëm është përfshirë nga debate për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë.
Zv.ministri i Brendshëm Stefan Çipa, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit si dhe zv.ministri i Jashtëm, janë thirrur për të raportuar mbi këtë çështje.
Deputetja Arta Dade e ka vlerësuar si shqetësues numrin e azilkërkuesëve shqiptarë në Holandë duke i kërkuar në këtë rast ministris së Jashtme që të marr masa urgjente që emigrantët e paligjshëm të kthehen menjëherë.
Sipas zv.ministrit të Brendshëm në 2016 numri i azilkërkuesve në Hollandë është 800, ndërsa në 2015 rreth 1000 shqiptarë kanë kërkuar azil. Rritje e numrit të azilkërkuesëve është vënë re në muajin janar dhe shkurt. Ai thotë se autoritetet hollandeze kane nisur kthimin, duke u dhënë azilkërkuesëve një biletë avioni si dhe 200 euro.