Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj qeverisë lidhur me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë, kryesisht në Gjermani.
Teksa ka postuar në Facebook një raport të Eurostatit për azilkërkuesit në vendet e BE-së, Basha akuzon Ramën duke e cilësuar një “kokosh që bën vetëm shoë”.
“Të parët në Europë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkërkues. Eurostat publikon “bëmat” e qeverisë Rama për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen. Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën, por vetëm “show”, arrogancë dhe mashtrime”, shkruan Basha.










