Dy persona kanë rënë ngë pranga të policisë së Durrësit, pasi akuzohen se dërgonin njerëz drejt Gjermanisë. Në operacionin e koduar ‘Azil’kanë përfunduar në pranga Besnik Gjoka, 27 vjeç si dhe Shaban Gjoka, 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Pas një hetimi 3 mujor Seksioni për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Krujë, kanë dokumentuar se shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur probleme me dokumentacionin, në vendet e zonës “Shengen”.
Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë – Serbi – Hungari – Austri – Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.
Për këta dy persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë vendosi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshmë të kufirit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 298 dhe 25 të Kodit Penal.









