• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Azilantë, me motoskaf dhe dhurata/ Ja kush janë 3 gjyqtarët që dënuan Izet Haxhinë e shmangën dëshminë e Berishës për vrasjen e Hajdarit, lidhjet me PD

by Java News
16/02/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici janë tre gjyqtarët e shkallës së parë, të cilët dënuan ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhiajn me 21 vite burg, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, për hakmarrje. Vendimi u komentuar dhe u kritikua, për shkak të shmangies së Sali Berishës, i konsideruar si njeriu kyç i prapaskenës së vrasjes së Azem Hajdarit.

Për 23 vite me radhë, Sali Berisha e ka përdorur vrasjen e Azem Hajdarit për interesat e tij politike, por kurrë nuk ka pranuar të dëshmojë në prokurori për rolin e tij në ngjarjen tronditëse. Rihapja e dosjes pas ekstradimit të Izet Haxhiajt në Shqipëri në vitin 2018, u konsideruar si një mundësi për të thelluar hetimet dhe zbuluar të vërtetën, por 4 vite më vonë, shkalla e parë rimbylli dosjen me rikonfirmimin e dënimit të Haxhiajt, duke shmangur Sali Berishën.

Po kush janë tre gjyqtarët  Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici?

Gjyqtari Kastriot Gramshi është larguar nga Shqipëria dhe në vitin 2004 ka filluar procedurat si azilkërkues në SHBA, me pretendimin se i kanë bërë presion grupet kriminale, për të marrë vendime në kundërshtim me ligjin dhe në favor të tyre. Sipas tij, segmente kriminale kishin tentuar të ndikonin tek ai përmes familjarëve të tij. Gramshi ka pohuar se nuk e kishte pranuar presionin dhe për këtë arsye ishte larguar në SHBA, ku kishte fituar azil dhe më pas nënshtetësinë.

Gramshi e ka rinisur karrierën drejtësi në vitin 2014. Ai është përzgjedhur nga ish-KLD-ja në vitin 2014 përmes debateve dhe kundërshtive të forta. Ish anëtarët Sokol Çomo dhe Dritan Hallunaj kanë votuar kundër, me pretendimin se KLD-ja po shkelte ligjin. Megjithatë, KLD-ja, me shumicën e votave të kontrolluara nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani, emëroi Gramshin në shkallën e parë.

Gjyqtari është paraqitur dje në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit. Trupa gjykuese konstatoi se Gramshi, përpos të tjerave, nuk justifikonte plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash dy apartamente. Bëhet fjalë për një apartament me vlerë 290 mijë USD në SHBA si dhe një apartament me vlerë 48 mijë USD. Në Tiranë.

Gjyqtari tjetër Lazër Sallaku është një emër i njohur në drejtësi. Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur me mbylljen e shumëdebatuar të dy dosjeve të bujshme; atë të dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj., si dhe dosjen e çështjes së lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha.

Sallaku është emëruar gjyqtar në Durrës në vitin 2007 me firmën e Presidentit Bamir Topi, me propozim të Këshillit të Lartë i Drejtësisë. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

Gjyqtari Sallaku, përpos të tjerave, ka deklaruar edhe një motoskaf, të cilin e ka shitur më pas, si dhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro. Pas ndarjes nga gruaja, Sallaku, në vitin 2012 deklaron pasuri në emër të gruas së re, Alma Sallaku, e cila mes të tjerave ka marrë edhe një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Në 2014, porosisin një apartament 2+1, ku paguajnë dy këstet e para në shumën 33 727 euro. Në vitin 2015, Sallaku ndahet edhe nga bashkëshortja e dytë, ku i shtohet edhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijët me dy gra të ndryshme.

Procesi i Vetingut për gjyqtarin Lazër Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020, por ende nuk ka një datë për t’u njohur me rezultatet e Verifikimit. Kujtim Vranici është emëruar gjyqtar në Tiranë në nëntor të vitit 2016 me dekret të Presidentit Bujar Nishani. Gjyqtari Vranici nuk është përfolur për vendime të diskutueshme. Edhe për Kujtim Vranicin procesi i Vetingut ka nisur që në qershor të vitit 2020./ Shqiptarja.com/m.j

Next Post
PD sulmon Berishën: Aleanca ‘Non grata’ mbron Dakon dhe mashtron demokratët. “Shtëpia e Ilirit”…!

PD sulmon Berishën: Aleanca 'Non grata' mbron Dakon dhe mashtron demokratët. "Shtëpia e Ilirit"...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In