• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

AZHBR: Bujtinat turistike, si mund të përfitoni 10 mln lekë për ngritjen apo ristrukturimin e tyre

by Java News
23/06/2018 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural nepermjet Agjencise për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka rihapur thirrjen për aplikime të Skemës Kombëtare për masat mbeshtetese nr. 44, 45 në sektorin e Agroturizmit dhe bujtinave. Bazur në Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 22 dhe Udhëzimin Nr.11 te firmosur nga Ministrat Peleshi dhe Ahmetaj jane reflektuar ndryshimet e meposhteme:

MASA MBËSHTETËSE NR. 44 jep mbështetje për ngritjen apo rikontruksionin e ambjenteve për veprimtari të turizmit rural (bujtina) me kapacitet nga 4 deri 10 dhoma në 50% te investimit me mase financimi deri ne një milion e pesëqind mijë lekë.

MASA MBËSHTETËSE NR. 45 jep mbështetje për ndertim apo rikonstruksion strukturash agroturistike deri në 50% të invetimit me mase financimi deri në dhjetë milion lekë.

Nëpërmjet kësaj skeme është vënë në dispozicion një buxhet prej 122 milionë Lekë për masën 45, ku parashikohen minimumi 12 aplikime fituese, të cilat do të rezultojnë në investime agroturizmi serioze në zonat rurale. Gjithashtu, një buxhet prej 32 milionë Lekë është alokuar për masën 44, ku parashikohet ngritja ose rikonstruksioni I minimum 22 bujtinave.

Skema ka per qëllim te mbeshtese aktivitete agroturizmi te cilat demonstrojne me se miri nje qasje origjinale te identitetit te zones duke respektuar arkitekturen dhe estetiken si dhe pasqyrimin e aktiviteteve mbeshtetese qe ndikojne ne rivitalizimin e fshatit dhe te kthehen ne nje arsye per te rritur numrin e vizitoreve. Synohet zhvillimi rural duke shfrytëzuar burimet natyrore dhe bukuritë që ofron vendi me potencial te larte per te
gjeneruar një ekonomi lokale të konsoliduar dhe te qendrueshme.

Projektet fituese janë ato investime që kryejnë veprimtari mikpritëse, që zhvillohen në një fermë bujqësore apo në një veprimtari tjetër agrikulturore, me qëllim tërheqjen e
vizitorit ndaj cilësise se prodhimeve dhe perpunimeve autentike te fermes, ushqimit, arkitektures, dhe karakteristikat specifike te zones.

Përfituesit potencialë te kesaj skeme janë fermerë, persona fizik ose juridik te cilet duhet te paraqesin prane AZHBR, dosje fizike me dokumentacionin perkates sipas udhezimit
nr 11 dt 21.6. 2018 I cili gjendet I detajuar ne faqen e internetit te azhbr azhbr.gov.al

Projektet duhet të përfshijnë:
Pjesën konstruktive, arkitekturore te shoqëruar me një relacion teknik nga arkitekti.
Nje plan biznesi te qenesishem 5 -vjeçar Të përmbushë standardet e akomodimit dhe mbrojtjes mjedisore si dhe sigurinë ushqimore. Të ketë përmbushur detyrimet tatimore për personat fizikë dhe juridikë.  Ndersa për aplikuesit fermerë te kene shlyer sigurimeve shoqërore. Ne perfundim te investimit subjektet fituese duhet të sigurojnë çertifikatën e agroturizmit sipas VKM per agroturizmin.

AZHBR fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në këto dy masa mbështetëse deri më 15 Korrik, 2018 duke dorezuar dosjet fizike, sic e theksova dhe me lart, prane zyrave qendrore te AZHBR. Aplikimet e reja te hapura në sektorin e Agroturizmit, janë mundësi shumë e mirë për të gjitha ato agrobiznese që dëshirojnë të diversifikojnë veprimtarinë e fermave të tyre, duke rritur jo vetëm ekonominë familjare, por edhe atë të komunitetit në tërësi, me rritje në punësim, gjetje të reja innovative dhe të veçanta për tregun shqiptar, që në nivel
ekonomik do japin impakt pozitiv në përmirësimin e jetesës së zonave rurale, por edhe në ekonominë e vendit.

ma.me

Next Post
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, tarifat më të lira në rajon!

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, tarifat më të lira në rajon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In