• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Axhenda të ndryshme politike? Topalli dhe Bregu takohen veçmas me Yee, ndryshe nga sa ishte parashikuar

by A R
15/05/2017 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerikanët i kanë patur gjithnjë në vëmendje rrymat e ndryshme brenda partive të mëdha politike, duke i vlerësuar ato si një alternativë në një krizë politike.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, me zërat kritikë të kryetarit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar në axhendën e tij një takim pasdite me 4 prej deputetëve demokratë, të cilët në këto 4 vjet, si dhe tani pas bojkotit, nuk janë dakortësuar me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike. Megjithatë, takimi nuk do të ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa. 2 prej të ftuarve, Eduard Selami dhe Astrit Patozi, nuk do të jenë në takim.

E konfirmuar është që Eduard Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetari demokrat Patozi nuk ka mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit. Top Channel konfirmoi takimin me Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun. Por, sërish me një format të ndryshuar.

Dy deputetet demokratë nuk do të jenë së bashku raporton Top Channel, siç ishte parashikuar në fillim, por në takime veç e veç me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, një tregues ky se Topalli dhe Bregu nuk kanë të njëjtën axhendë politike, edhe pse të dyja kundërshtojnë vendimin për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.

Ish-nënkryetarja demokrate nuk ka folur akoma publikisht, ndërsa ish-ministrja e Integrimit në mënyrë të vazhdueshme po bën përgjegjës Lulzim Bashën për atë që e quan izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit./a.m.

Next Post
Rrëfehet Lupçe i BB: Shoku i ngushtë më ngacmoi Katerinën, ja si ja punova…

Rrëfehet Lupçe i BB: Shoku i ngushtë më ngacmoi Katerinën, ja si ja punova...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In