Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë, më datë 7 tetor 2017, Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 10:00, në Hotel Tirana Internacional, në sallën Akernia.
Në rend dite janë 5 pika, mes të cilave është edhe prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes “Rama 2”.
Mësohet se çdo ministër do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Për të bërë këtë prezantim iu është përcaktuar një minutazh i caktuar, nga 3 deri në 5 minuta. Po kështu edhe Saimir Tahiri si Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen do të bëjë prezantimin e konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen.
Një minutazh i tillë është caktuar edhe për Bashkim Finon i cili do të flasë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën në fund, duke mbyllur kështu edhe Asamblenë e PS-së.
Rendi i ditës:
1. Hapja e punimeve të Asamblesë – sh.Gramoz Ruçi.
2. Prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes. Çdo ministër nga 3-5 minuta. (renditja TBC).
3. Prezantimi i konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen – sh.Saimir Tahiri, 5 minuta.
4. Organizmi i zgjedhjeve brenda partisë – sh.Bashkim Fino, 5 minuta.
5. Fjala përmbyllëse e Kryetarit të partisë, Edi Rama.
a.ç











