• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Axhenda e verës/ Çdo të bëjë Veliaj në 30 ditët e para në krye të bashkisë

by
04/08/2015 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/ Botuar në  Revista “JAVA”, në 1 Gusht 2015, Tiranë.

Kryetari  i ri i Bashkisë Tiranë i dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, Erjon Veliaj, ka filluar zyrtarisht punën ditën e parafundit të muajit korrik. Këshilli Bashkiak i bashkisë së re të Tiranës është mbledhur dhe është konstituuar duke i dhënë edhe zyrtarisht kryetarit Veliaj të drejtën ligjore për të filluar punë. Më herët Veliaj mblodhi edhe këshilltarët e majtë në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar edhe axhendën e ditës së konstituimit dhe mbarëvajtjen e punës në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Kështu, muaji gusht është muaji i parë i punës së kryetarit të ri i cili mesa ka thënë ish-nënkryetari i djathtë i  Bashkisë, Enno Bozdo, do të punojë me drejtorët e ish-kryetarit Basha. Bozdo e ka cilësuar stafin e drejtorëve të Bashës si të duhurin për bashkinë e Tiranës dhe pse janë pikërisht këto drejtorë që kanë udhëhequr punët e pabëra në bashki. Gjithësesi, pavarsisht kësaj që mbetet të shihet në vijim, kryetari Veliaj ka një plan për Tiranën siç dhe është betuar përpara qytetarëve dhe një përgjegjësi poashtu kundrejt të zgjedhurve në Këshill Bashkiak, që janë përfaqësuesit e qytetarëve të Tiranës e ku përpara tyre, Veliaj ka bërë betimin e kryetarit.

Natyrisht që premtimi i parë i Veliajt, duke ju përmbajtur premtimeve të tij, do të jetë puna me kohë të plotë në bashki. Ai në fjalën e tij përpara Këshillit Bashkiak në ditën e konstituimit të tij, e ripërmendi që në krye të fjalës së tij se “Që nga sot bashkia e Tiranës do të punojë 24 orë në ditë, 7 ditët e janës në 365 ditë të vitit”. Simbolika e kësaj që Veliaj thotë është e fortë dhe mesazhi që përcjell për administratën e re dhe të vjetër është se gjumi nuk do të jetë i lehtë sepse Tiranën e presin shumë punë të lëna përgjysmë ose të pabëra.

Nisur nga të gjitha çka thamë më lart dhe ajo që vetë Veliaj tha në fjalën e tij përpara Këshilltarëve të bashkisë më të madhe në vend, sigurisht që kryetari që sapo ka hyrë në zyrën e bashkisë së re për nga madhësia, ka disa priotitete të muajit të parë.

Duke komunikuar me stafin e tij, mësojmë se muaji i parë i Veliajt në krye të Bashkisë më të madhe në vend është muaj i mbushur me inspektime në të gjitha pikat nevralgjike të fuksionimit të qytetit të Tiranës, qytet i cili tani ka nën umbrellën e tij edhe trembëdhjetë komuna. Pra, do të jetë një muaj intensiv inspektimesh nga afër me specialistët e bashkisë që Veliaj do i kryejë për të filluar më tej me zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e planit te tij.

Por e gjithë puna, si inspektimet dhe zbatimin e planit do bëhen me mbështetjen e ekipit të ri të administratorëve. Ndaj, nga data 31 korrik Veliaj do të nisë prezantimin e 24 administratorëve të rinj të njësive të Tiranës.

Çdo ditë Veliaj mësohet se do të bëjë në njësinë përkatëse prezantimin e administratorit/es, për t’i dhënë kështu një peisazh të plotë hartës së Tiranës dhe skuadrës së tij. Poashtu, Veliaj do të flasë me qytetarët e Tiranës në çdo njësi, lidhur me problematikat me emergjente që ata kanë, e ku në bashkëpunim të vazhdueshëm më administratorët e emëruar dhe kërkesat e qytetarëve do të listojnë listën e prioriteteve, sipas nevojës.

Nga ana tjetër Veliaj në muajin e tij të parë në timonin e bashkisë më të madhe në vend pritet që të inpektojë ujësjellësin, ku siç u shpreh në fjalimin e tij të parë si kryetar bashkie “qytetarët janë munduar të gjejnë zgjidhje individuale në pamundësi për të pasur shërbimin nga bashkia. Qytetarët, përpiqen me mënyrat e tyrë me depozita dhe duke ndërhyrë në rrjet, për të siguruar ujin e pijshëm.” Veliaj pra, premton se muajin e parë do inspektojë këtë sektor, për ta stabilizuar më tej këtë çështje jetike për qytetarët të cilët sot ujin e kanë me orare, ku totali nuk shkon më shumë se gjashtë orë.

Veliaj mesa duket ka vendosur që Tiranën së pari ta bëjë një qytet të jetueshëm. Sipas stafit të tij, Veliaj do të zhvillojë një aksion të madh pastrimi në të gjithë territorin e bashkisë së re të Tiranës. Së pari do të jetë drejtoria e pastrim-gjelbërimit që do ndërmarrë një aksion të madh pastrimi, shërbim për të cilin paguhen me taksa që ta kryejnë. Më pas do të zhvillohet aksioni “Ta Pastrojmë Tiranën në Një Ditë”, ku synohet që me pjesëmarrjen e pastrim-gjelbërimit, ushtrinë, OJF si dhe qytetarët të cilët mesa duket nën drejtimin e Veliajt do të njohin një erë të re sa i përket vullnetarizmit në punët publike.

Një nga kritikat që Veliaj i ka bërë kryebashkiakut paraardhës, ishte mosshpërndarja e banesave sociale të cilat ishin gati, por nuk që nuk jepeshin nga bashkia. Në 30 ditëshin e tij të parë në krye të bashkisë, Veliaj do të miratojë në Këshill Bashkiak dhe do të shpërndajë banesat sociale aq shumë të përmendura por kurrë të shpërndara  dhe  pse ishte dhe është detyrë e bashkisë.aldrin dalipi erion veliaj

Poashtu Veliaj do të vijojë me inspektimet në çdo shkollë dhe çerdhe të Tiranës, për të bërë sipas tij të mundur standartet për një vit të ri mësimor me kushte të plota për shkollat dhe për të bërë një llogari më të saktë rreth asaj që i duhet çerdheve të Tiranës.

Veliaj, mesa duket muajin e parë do e këtë të ngjeshur me insketime dhe për të bërë një bilanc duke e parë situatën nga brënda, për të vijuar më pas me zbatimin e planit të tij në përputhje me buxhetin e bashkisë.

Problematikë e tmerrshme për qytetarët përpos papastërtisë, shkollave, çerdheve, dhe ujit janë edhe rrugët. Sipas kabinetit “Veliaj”, do fillojë menjëherë puna me INUV për rregullimin e territorit të Tiranës. Kjo tanimë do jetë edhe më specifike dhe e vështirë duke parë komunat e reja që i janë bashkëngjitur bashkisë së Tiranës. Komuna e Kasharit dhe ajo e Farkës janë më problematiket duke parë ndërtimet e pafundme. Poashtu, bashkia ka prioritet nën udhëheqjen e Veliajt edhe shbllokimin e hapsirave publike, trotuareve dhe këndeve për fëmijët. Këto janë punë që do të nisin menjëherë në fillim muajin gusht.

Siç përshkrova me lart, 30 ditëshi i parë i Veliaj pritet të jetë intensiv duke nisur menjëherë nga puna, larg pushimeve. Veliaj është shprehur para zgjedhjeve se ka një plan për qytetarin dhe jo politik, ndaj punët që e presin në krye të bashkisë janë aspak të lehta për vetë faktin se në 4 vitet e fundit, për arsye politike qytetaëve nuk i janë ofruar shërbimet për të cilat paguajnë taksa.

Uji i pishëm, plotësimi i kushteve në shkolla, kopshte, çerdhe, stabilizimi i rrugëve dhe trutuareve, lirimi i hapsirave publike, shpërndarja e banesave sociale, pastrimi i qytetit e të tjera si këto, janë minimumi që meriton një qytetar, ndaj duke parë planin e Veliaj për muajin e parë, duket se është në rrugën e duhur.

A do vijojë puna siç është premtuar e sipas besimit që dhanë qytetarët? Mbetet të shohim pas muajit të parë, hap pas hapi, drejtimin që Veliaj do të ndjekë, pasi premtimi i sotëm në ditën e parë si kryetar ku tha se “ Kur të përballem pas katër vitesh me qytetarët, nuk do të kem një listë justifikimesh, por një listë punësh të mbaruar në Tiranë”, është ambicioz dhe jep shpresë, por duhet ndjekur hap pas hapi.

Next Post

Disa ligje të çuditshme seksuale në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In