• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ambasadori Minxhozi: Fokusi te bashkëpunimi ekonomik

by A R
15/04/2017 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri që do të mbahet më 24 prill në Vlorë, fokus të veçantë do të ketë shkëmbimin tregtar midis dy vendeve.

Minxhozi thotë se nuk do të ketë gamë të gjerë të çështjeve, siç ka ndodhur në të kaluarën, por do të trajtohen problemet që bizneset e dy shteteve kanë gjatë shkëmbimit tregtarë. Po ashtu, nuk do të diskutohet tregu i përbashkët ballkanik.

“Është rënë dakord që Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës ta kenë takimin e përbashkët të radhës në Shqipëri. Është caktuar data 24 prill dhe ka një risi tjetër krahasuar me mbledhjet e kaluara sepse nuk do të ketë një gamë të gjerë problemesh që do të trajtohen. Ato do të fokusohen në pesë-gjashtë pika, ku më të rëndësishmet do të jenë ato të fushës së shkëmbimeve tregtare ekonomike, të lejes së punës, lejes së qëndrimit në të dy anët e kufirit“, tha Minxhozi në intervistën për Kosovapress.

Ai është pajtuar se në të shumtën e rasteve takimet nuk janë parë si produktive por po mundohet t’i thyejnë barrierat që janë mes dy vendeve.

“Janë mundësit për të ecur prandaj kjo mbledhje do të afirmojë çfarë është arritur deri më tani por nga ana tjetër shikuar me një sy kritik, për t’i dhënë një zgjidhje imediate disa problemeve teknike, disa problemeve që pengojnë realisht ecin përpara ose thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Do të ketë, besoj, rezultate në fushat e doganave, për të ardhur krejt njësimit të praktikave doganore dhe për te hequr disa dokumente që janë të tepërta do të thosha unë, për t’i dhënë biznesit një frymëmarrje më të madhe në shërbimet midis tyre. Kjo mbledhje përgatitet duke pasur parasysh edhe kërkesat që kanë bërë bizneset e të dy anëve të kufirit, si në Shqipëri ose Kosovë dhe janë ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre dhe besoj se do të marrin një zgjidhje në këtë takim”, tha Minxhozi.

Sa i përket barrierave që kanë bizneset kosovare gjatë eksportit të mallrave në Shqipëri dhe anasjelltas dhe çka mund të presin nga ky takim, Minxhozi nuk pret që të zhduken të gjitha problemet por që të minimizohen.

“Do të ketë më pak, nuk them se problemet do të zhduken por do të minimizohen dhe pikërisht për këtë janë organizuar disa takime të ndryshme të odave ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës me grupe biznesi të cilat kanë dhënë mendime se si mund të zgjidhen këto çështje. Ajo që mungon sot nuk është fryma, fryma ekziston, por zbatimi, implementimi i kësaj fryme lënë për të dëshiruar. Prandaj ne po shikojmë për të hyrë sa më në detaje për të zgjidhë këto probleme një pjesë e të cilave nga ngelur në hije”, tha Minxhozi.

Bashkimi tregtarë sipas tij nuk do të diskutohet në këtë takim.

“Nuk do të diskutohet kjo çështje. Ne kemi një çështje tjetër që është më prioritetet këtu, është ngritja apo hapja e një pike doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. Urojmë që deri në prag të mbledhjes të kem marrë përgjigje për disa shqetësime që janë ngritur kryesisht nga pala kosovare”, tha Minxhozi.

Më 24 prill mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare. Të pranishëm në këtë takim do të jenë gjithë kabineti qeveritarë i të dyja qeverive. /KP/

Next Post
Eurodeputeti gjerman: Negociatat me Shqipërinë mund të hapen brenda vitit

Zgjidhja e ngërçit, javën e ardhshme vijnë në Tiranë ministri Gabriel e njeriu i Merkel në PE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In