Interesi për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit ka qenë aq i madh sa biletat e vëna në dispozicion nga faqja e UEFA-s kanë “avulluar” për më pak se 2 orë.
Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë.
Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme.
Biletat u nxorën në shitje pak pas mesditës me këto çmime:/panoramasport
Kategoria 4: 25 euro
Kategoria 3: 45 euro
Kategoria 2: 85 euro
Kategoria 1: 125 euro
g.kosovari