• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, OSBE-ODIHR: Procesi i qetë dhe i organizuar mirë, por klima tejet e polarizuar

by A R
12/05/2025 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i OSBE-ODHIR, në një raport mbi zgjedhjet që u mbajtën në vend, e vlerësoi procesin si “të qetë dhe të organizuar mirë”, por duke theksuar se ndodhën në një klimë “tejet të polarizuar”. Në konferencën për shtyp, përfaqësuesja e misionit tha se zgjedhjet parlamentare ishin konkurruese, por shtoi se kandidatët për deputetë nuk patën mundësi të barabarta.

“Në këto zgjedhje parlamentare populli shqiptar tregoi një angazhim të fortë ndaj demokracisë, në një klimë tejet të polarizuar dhe ndonjëherë të vështirë, ata dolën morën pjesë. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do të doja të ndaja disa nga pikat kryesore. Zgjedhjet parlamentare të 2025 në Shqipëri ishin konkurruese, por ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Megjithatë kandidatët patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të  lirshme. Administrata zgjedhore e administroi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”, u shpreh drejtuesja e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE, Farah Karim.

Ajo vlerësoi menaxhimin e votimit nga jashtë, por duke përmenduar se u regjistruan disa probleme. Sipas misionit të OSBE-ODIHR, partia në pushtet, Partia Socialiste, përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës “duke krijuar një avantazh të padrejtë”.

Ndalur te mediat, përfaqësuesja e misionit tha se u minua pluralizmi i burimeve informative dhe se dy partitë kryesore ishin ato që dominuam në mbulimin e lajmeve.

“Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa probleme organizative. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë. Pati edhe raportimi pretendimesh për presion ndaj zgjedhësve, sidomos nëpunësve të administratës publike. Legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaloi abuzimin. Përqendrimi i pronësisë së medias minoi pluralizmin e burimeve informative dhe krijoi autocensurë dhe dy partitë kryesore ishin ato që dominuam në mbulimin e lajmeve. Pati edhe një mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online”, tha Karim.

Bashkëpunimi mes institucioneve për hetimin e krimeve zgjedhore u vlerësua nga misioni i OSBE-ODIHR, por u kërkua një zbatim më këmbëngulës dhe parandalim i praktikave abuzive.

“Mekanizmi i ri mes koordinues mes institucioneve për hetimin e krimeve zgjedhore mirëpritet, pro ka nevojë për të patur një zbatim persistent dhe parandalim të praktikave abuzive. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente indtimidimi dhe ndikim te zgjedhësit dhe disa probleme me procedurat dhe transparencën”, theksoi Karim.

Next Post
“Është gjobitur 24 mln dollarë”, Evi Kokalari “plas bombën”: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, Manafort një nga lobuesit më të shtrenjtë

Kokalari e ashpër me Berishën: S'ti vodhi Rama votat, por i vodhe ti demokratët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com