• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Avokatja seksi e Ngjelës” sulmon mediat: Jeni fshatarë, nuk krijoni opinione…

by S M
26/11/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arnida Çapi, e njohur gjerësisht si “avokatja e Spartak Ngjelës”, pasi punoi për zyrën e tij ligjore dhe më pas edhe u kandidua prej tij në një sfidë zgjedhore, u rrebelua dje ndaj mediave që e shohin thjesht si një femër seksi, por jo si një profesioniste.

Në një shënim të gjatë në profilin e saj në Facebook, Arnida Çapi, sulmon mediat, duke i cilësuar ato fshatare dhe që shohin vetëm gjërat bazike, por nuk krijojnë opinione, nuk ngrenjë diskutime. Ajo flet hapur për seksualizmin e saj, pse nuk i vjen turp dhe e tregon atë dhe ashtu duhet të bëjnë të gjithë, por këshillon mediat që ta shohin edhe si profesioniste që ka arritur të bëjë karrierë.

Më poshtë është statusi i saj i plotë:

“Të jesh tërheqës seksualisht. Çdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe në drejtim të aftësimit intelektual.

Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë sheendetshem, beejnee sport, palestër, frekuentojnee sallone bukurie, blejnee dhe përdorin makiazh. Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen çdo ditë, por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psiko-analiza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femrees qee nuk e arrin dot. Ndërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vetë në karakter. Çfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”.

Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. Tregon se ka një babëzitje për seks, pra defiçencë seksuale. Gjithçka kthehet në seks, shitet me seks, sulmohet me seks, pra, sexy si një nga instiktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmendje, klikime? Vëmendja krijohet, orientohet, ndryshohet. Të dashur njerëz, të jesh sexy nuk është turp. Të gjithë bëjnë seks. Falë saj jemi lindur, sikurse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Seksi s’ka të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrëveshjeve ka të bëjë me moralin.

Prandaj, hiqeni nga mendja se po i thatë dikujt sexy e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të. Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga vrepimet bazike te mëndja, të intelekti. Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike. Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket. Tee jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër? Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy?Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Çfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që s’ka lidhje me punën që bëj.

Ç’lidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Çfarë dini ju për mua? S’dini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni. Ja ku po ju flas pak për veten: Kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplomuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të suksesshëm dhe kam krijuar një punë të sukseshme. Më pëlqen çdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brenda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë.

Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për çfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale. Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjendje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive. Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqësia juaj, jam ajo që ju nuk njihni.

Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim. Në dimensionin e kubit, katrori është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, unë mund edhe t’ju injoroj, por e vlerësova të nevojshëm këtë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshme nga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare”.

Next Post
Braçe replikon me Mustafajn: Je i paditur dhe përçmues

Braçe ironizon Blushin: "Nesër parti" po bëhet qesharake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In