• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Avokati shqiptar që punon në Britani ‘rrëzon’ Farage: Nga 100 mijë të burgosur, vetëm 1273 janë shqiptarë! Komuniteti ynë..

by Os De
22/09/2025 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati shqiptar në Britani, Naim Hasani, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku foli për rolin e komunitetit shqiptar dhe të vërtetën mbi përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. 

Fillimisht, Hasani bëri një përshkrim të deputetit Nigel Farage, i cili prej kohësh akuzon komunitetin shqiptar në Britani si motor të kriminalitetit në vend, dhe bën thirrje për deportimin e tyre në Shqipëri. 

“Në radhë të parë do të doja të portretizoja pak Nigel Farage, se kush është ai për ata që nuk e njohin në Shqipëri. Eshtë një politikan i ekstrimit të djathtë, një politikan i partisë Reform Uk, përpara kësaj ishte ideatori, orkestruesi dhe zbatuesi për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Në vitin 2016, kur Britania votoi për daljen nga Bashkimi Europian, ishte Nigel Farage që festoi sikur Britania ishte e pushtuar me një birrë përpara parlamentetit. Ishte një fotografi që bëri xhiron e botës. Nigel ka vazhduar politikën e tij pavarësisht se Brexit ishte një projekt i dështuar edhe ekonomikisht. Padyshim ishte dhe partia konservatore ajo e cila e vuri në jetë këtë projekt dhe në fund të gjithë ata ministra dhe përfaqësues të Partisë Konservatore të cilët ishin në pushtet dhe bënë Brexit, të gjithë kanë rënë në shpatën e tyre, të gjithë u larguan nga politika. Nigel Farage i ka qëndruar politikës, me pikëpamjet e tij populiste duke i bërë thirrje një pjesë të elektoratit britanik që është kundër emigrantëve dhe të huajve. Manisfestimi i fundit i partisë së Nigel Farage, Tony Roberson, një nga politikanët më të rëndësishëm i cili është dëniuar disa herë për racizëm në Britani, të dy bashkë kanë bashkuar forcat që të krijojnë një lloj fronti të djathtë kundër emigrantëve”,- tha Hasani. 

Më tej, avokati shqiptar tha se shqiptarët e inkriminuar në Britani janë shumë të paktë në krahasim me përmasat reale të komunitetit shqiptar në atë vend. 

“Përsa i përket qytetarëve shqiptarë, argumentat e Nigel Farage janë tërësisht të devijuara nga realiteti, sepse kemi mbi 100 mijë të burgosur në burgjet britanike dhe nga këta kemi 10 mijë të huaj që janë aktualisht duke vuajtur dënimin dhe nga këta 1273 janë të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin. Pra i bie 1.3% e popullatës së burgjeve”,- tha Hasani. 

“Në Britani ka të paktën 150 mijë qytetarë shqiptarë, nëse 1273 nga 150 mijë shqiptarë janë në burgje, llogarit sa është përqindja e atyre që kanë bërë veprat kriminale. Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Britani, sidomos ata që kanë ardhur pas viteve 1990, janë në çdo fushë të jetës, ekonomike, politike, sociale, ligjore, kulturore, janë taksapagues, qytetarëve të barabartë mes të barabartëve”,- shtoi ai. 

 

 

 

 

 

Next Post
Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini për rastet e deritanishme

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini për rastet e deritanishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In