Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ndalimi i ish-presidentit u krye në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Meta po i drejtohej selisë së partisë. SPAK ka ngritur tri akuza ndaj Metës: korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA.
“Na kanë marrë jetën 40 vjet, na kanë vdekur”, kështu u shpreh avokati Romeo Kara i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH.
Për më tepër avokati Kara theksoi se hajdutët kanë qenë gjithmonë në pushtet dhe ky është morali i të gjithë tranzicionit shqiptar.
“Ore na kanë vjedhur more, na kanë marrë jetën. 40 vjet këta maskarenj na kanë marrë jetën, këta janë pa ngjyrë. Këta kanë qeverisur dhe me hajdutët e djeshëm dhe me hajdutët e sotëm dhe këtu duket fytyra e çdo pushteti. Ky është morali i të gjithë tranzicionit shqiptar. Mund të ketë më të mëdhenj se këta, por këta kanë garuar në rrugën e maskarallëkut, kush ta vjedhë, ta grabisë këtë vend ta bëj copa-copa”, u shpreh avokati Kara.
/a.r