Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti, ka konfirmuar për Tribuna Channel, se deri tani është arritur të grumbullohet dokumentacion se tek të paraburgosurit është ushtruar dhunë pasi është miratuar aktvendimi për masën e paraburgimit. Shtetasit e Kosovës të arrestuar për përfshirje në konfliktin e Kumanovës, gjenden në burgun e Shutkës së Shkupit.
“Bëhet fjalë për një qytetar nga Maqedonia. Për këtë rast është ngritur kallëzim penal, kurse për rastet e tjera, edhe pse pohojnë se lëndimet i kanë marrë gjatë dhe pas arrestimit neve na duhet që ta dokumentojmë dhe të kemi prova të mjaftueshme që dëshmojnë se përdorimi i dhunës në ato raste nga ana e policisë ka qenë jashtë normave të parapara”, ka thënë ai.









