Avokati i Priftit i pakënaqur me vendimin: Mund të kishin ngritur edhe akuzë për vrasje!

13 Shkurt, 2021 14:49 | 1 305 shfletimeAvokati I Edvin Prifiti

Avokati i mjekut Edvin Prifti, Henrik Ligori në përfundim të seancës gjyqësore pranë GJKKO-së deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shtimi i akuzës për “pastrim të parave” është diçka e pandodhur, por e marrë me mend nga SPAK se do të ndodhte.

Ai vijoi me ironi, duke shtuar se SPAK mund të ngrinte edhe akuzë për vrasje.

I pyetur se pse i mbante në shtëpi paratë mjeku Prifti, avokati u përgjigj: “Sepse kishte bërë një kontratë shit-blerje më 23 dhjetor 2012 personi që do blinte pronën i dha paratë, por nuk i kishte futur ende në kanalet bankare”.

Sa për vendimin e SPAK them se përsëri bëhen gjykime morale, nuk është person që e detyron ligji të deklarojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes…Ku janë paratë e pastrua? Ato ndodhen në bankë nëse do t’i pastronte ajo do ndodhë në të ardhmen, pra penalizon idenë e një krimi që e merr me mend që do ndodhë. Ne do ndjekim rrugët ligjore, nuk e humbim besimin te gjykatat”. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.