• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avokati i Popullit 16 rekomandime Kuvendit për çështjen e pronave

by A R
21/11/2015 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dorëzuar në KUvend një raport të posaëm mbi problematikat që lidhen me të drejtën e pronës. Në raport ky institucionaliston një sërë problematikash të konstatuara ndër vite si dhe liston 16 rekomandime për pasqyrim në projekt-ligjin për kompensimin e pronave.

Ja njoftimi i plotë i Avookatit të Popullit:

DEKLARATE PER MEDIA

21 Nentor 2015

Raport i veçantë për çështjet e pronave 

Avokati i Popullit dorëzoi  në Kuvend  në dt. 19 Nëntor 2015 një Raport të Veçantë “Mbi problematikat që lidhen me të drejtën e pronës”. Në këtë Raport të Veçantë janë evidentuar një sërë problematikash të konstatuara në vite, për shmangien e të cilave janë dhënë një numër rekomandimesh, të cilat do të duhet të gjejnë pasqyrim në  projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”. Ndërsa dje pas insistimit të Avokatit të Popullit u realizua edhe një dëgjesë e grupeve të interesit me përfaqsuesit e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për projektligjin e ri të pronave.

Rekomandimet e dhëna, në Raportin e veçantë për çështjen e pronave kanë të bëjnë me;

1.            Marrjen e masave të menjëhershme të cilat mundësojnë shqyrtimin në një afat sa më të shpejt të kërkesave të administruara për njohjen me të drejtë kthimi apo kompesimi të pasurive të paluajtshme.

2.            “Miratimin sa më parë të jetë e mundur i listës së pronave që vihen në dispozicion fizikë, sipas shkronjave “a” dhe “b” të nenit 11 të Ligjit Nr.9583, datë 17.07.2006, si dhe mënyrat e vendosjes së këtij fondi në dispozicion të AKKP”.

3.            “Marrja e masave sa më parë të jetë e mundur për evidentimin e të gjithë vendimeve administrative dhe gjyqësore të dhëna prej Vitit 1990, e deri më sot, sipas të cilave është vendosur për njohjen, fitimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshme apo një të drejte reale mbi atë, si dhe dërgimin e tyre për regjistrim pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përkatëse”.

a)            Për pronat e paluajtshme të zëna me objekte shtetërore, ka ndodhur që subjekteve të shpronësuara nuk u është dhënë mundësia e ushtrimit të së drejtës së parablerjes mbi këto objekte kur ato janë privatizuar.

b)            Lidhur me krijimin e një mekanizimi të ri efikas për kompesimin e subjekteve të shpronesuara gjatë regjimit komunist, si dhe transformimit dhe rolit të AKKP-së, në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave pronarëve të shpronësuar

4.            Nxjerrjen rregullisht të aktit nënligjor për kompesimin financiar të të shpronësuarve për çdo vit në bazë të Ligjit nr.10 239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompesimit të pronave’’

5.            Bërjen publike të fondit të kompesimit fizik sipas V.K.M. nr. 1077, datë 18.06.2008 “Për krijimin e fondit të kompesimit fizik nga fondi pyjor dhe kullosor’’.

6.            Bërjen publike të fondit të kompesimit fizik sipas V.K.M. nr. 868, datë 18.06.2008 “Për krijimin e fondit të kompesimit fizik nga fondi i tokës bujqësore’’.

7.            Krijimi i databases dhe pozicionimit hartografik të pronave për të cilat disponohen nga AQSH, Kadastrat, (sot – ZAMT) në Qarqe, Hipotekat (sot – ZVRPP), të dhëna pronësie para zbatimit të Ligjit “Mbi reformën agrare”, Viti 1946.

8.            Përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar sistematik të pronave ne ato zona kadastrale ku është vendosur per njohjen dhe kthimin/kompesimin e pasurive të paluajtshme. (Pasi pengohet pajisja me kartele pasurie si dhe harte treguese e pasurise së paluajtshme e të interesuarve qe kane përfituar sipas Ligjit “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”).

9.            Rritjen e shkallës së koordinimit midis institucioneve që trajtojnë çështjet e pronësisë

10.          Përfundimin e proçesit të kthimit dhe kompesimit të pronave, proçesit të legalizimit dhe atij të vlerësimit të titujve të pronësisë brenda afateve ligjore.

11.          Përfundimin sa më pare të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme dhe dixhitalizimin e të dhënave.

12.          Futjen në sistemin e regjistrimit të tokave të ndara në pronësi familjeve bujqësore në shumë zona të vendit, nëpërmjet sigurimit të fondeve financiare dhe burimeve njerëzore për Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

13.          Ngritja e komisioneve të veçanta dhe nxjerrja e akteve ligjore dhe nënligjore për zgjidhjen përfundimtare të pronësisë se tokës bujqësore, të marrë në përdorim nga subjektet përfituese, si ish punonjës të Kooperativave dhe Ndëmarrjeve Bujqësore.

14.          Rishikimin e modaliteteve për kompesimin në mënyrë që të reflektojnë udhëzimet e dhëna nga GJEDNJ  për çështjet e pronësisë.

15.          Kompesimi, siç parashikohet nga Ligji nr.9235, datë 29.07.12004, “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”,  të ndryshuar, të mos kryhet kryesisht në të holla,  por të shihet me përparësi përdorimin e metodave alternative të kompesimit.

16.          Llogaritjen e numrit të përgjithshëm të vendimeve administrative që njohin të drejtën e pronësisë, me të drejtë kompesimi, me qëllim llogaritjen e shumës së përgjithshme të kompesimit.

Next Post

Dëshmia e xhihadistit të ISIS: Shteti islamik u krijua në burgun amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In