• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Haradinajt dhe Limajt: Basha ishte zyrtar i lartë në UNMIK

by A R
10/11/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përballjen e tyre me Tribunalin e Hagës, u mbrojtën nga avokati Tom Gashi i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht komenton akuzat e prokurorit special për zotit Thaçi, Kadri Veselin dhe të tjerëve.

Avokat Tom Gashi: Ne faktikisht e kemi parë aktakuzën që e ka publiku gjykata special është e redaktuar pra ka redaktime të shumta. Kështu deri sa të shohim në tërësi mund të them vetëm një gjë, nga eksperienca kur unë kam qenë avokat mbrojtës për një pjesë të madhe të udhëheqësve të UCK-s, këto janë akuza të përsëritura, për të cilat në shumicën e rasteve të të gjithë pjesëtarëve të UCK-s, janë liruar janë gjetur të pafajshëm.

Muhamed Veliu: Sa e vështirë do të jetë për mbrojtjen ti rrëzojë këto akuza dhe marrë pafajësi?

Avokat Tom Gashi: Mendoj që prokurori jo që do ta ketë të vështirë por të pamundur ti provojë akuzat të cilat i kemi parë në këtë aktakuzë të redaktuar dhe ajo që është faktikisht bazamenti I krijimit të Gjykatës Speciale që është pretendimi për trafikun e organeve njerëzore ne nuk e kemi parë në asnjë akt-akuzë të deritanishme dhe nuk do ta shohim kurrë për arsye se nuk ka ndodhur, mirëpo ka qenë një keq-përdorim i senatorit zvicerian Dick Marty, që ta abligojë Këshillin e Europës për të formuar një gjykatë special për hetime të tilla të pretenduara dhe tani kjo gjykatë special ka devijuar tërësisht duke u marrë me cështje të krimeve të luftës për periudhën e luftës dhe sipas tyre për krime kundra njerëzimit për periudhën e pas luftës deri me 31 Dhjetor të vitit 2000.

Muhamed Veliu: Ju keni përfaqësuar në Hagë disa prej eksponentëve kryesor të UCK-s. Nga informacionet që keni sa ka ndihmuar Misioni i OKBS në Kosovë ( UNMIK ) me dosje hetimore tribunalin e Hagës?

Avokat Tom Gashi: UNMIK ka qenë faktikisht Alfa dhe Omega prej përfundimit të luftës në Kosovë deri në shpalljen e pavarësisë të Kosovës në vitin 2008 dhe të gjitha çështjet juridike që kanë pas të bëjnë me ndërlidhjen me Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë kanë kaluar përmes zyrave të UNMIK-ut. Pa këtë zyrë të UNMIK nuk është mundur asgjë të bëhet.

Muhamed Veliu: Meqenëse jemi tek zyra e UNMIK-ut ditët e fundit në Shqipëri ka një debat të fortë për rrolin që ka pasur Lulzim Basha kur ai punonte në UNMIK. Çfarë detyrash ka mbajtur zoti Basha kur punonte në Kosovë?

Avokat Tom Gashi: Nuk ka qenë vetëm zoti Lulzim Basha por kanë qenë edhe shumë të tjerë nga Shqipëria të cilët kanë pasur rrole të caktuara në administratën e Kombeve të Bashkuara quajtur UNMIK dhe zoti Basha ka qenë zyrtar ligjor në përfundimin e mandatit të tij të themi në kuadër të UNMIK. Ka qenë zyrtari më i lartë i UNMIK në transferimin e çështjeve ligjore nga UNMIK tek vendorët. Në transferimin e çështje ligjore i bie edhe në transferimin e dosjeve të cilat UNMIK i ka pas dhe ato dosje një pjesë janë dorëzuar tek vendorët dhe misioni EULEX-it që zëvendësoi UNMIK-un.

Muhamed Veliu:Përmendët rrolin e Lulzim Bashës në UNMIK por kush ka qenë shefi i tij në Kosovë?

Avokat Tom Gashi: Shefi Lulzim Bashës në fund të mandatit të UNMIK ka qenë prokurori amerikan Clint Williamson. Ky prokuror është ai i cili e ka hetuar raportin e senatorit Dick Marty të cilin nga një dokument politik e ka shndërruar në dokument juridiko-penal. Clint Williamson ka qenë prokuror I njohur për shumë vite në Kosovë dhe ka punuar si drejtor në departamentin e drejtësisë, pra ka pasur rol kryesorë në drejtësinë e Kosovës dhe Lulzim Basha publikisht dihet që ka qenë në atë punë dhe rroli i tij ka qenë një prej zyrtarëve më të lartë në transferimin e çështjeve nga UNMIK tek vendorët. Sigurisht që këtu konsiderohen edhe dosjet penale dhe civile të cilat janë transferuar.

Next Post
Presidentë dhe princa të njohur / Ja liderët botërorë që u infektuan me Covid-19

Presidentë dhe princa të njohur / Ja liderët botërorë që u infektuan me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In