Mbrojtja e të zgjedhurit të Himarës, Fredi Beleri I kërkon gjykatës të pushohet çështja e klientit të tyre me argumentin se provat mungojnë që ai të qëndrojë në burg.
Po ashtu ata i kërkuan togave të zeza shpalljen e pavlefshme të akteve pasi sipas tyre janë në kundërshtim me ligjin.
Ndërkaq, prokurori Adnan Xholi argumentoi se Beleri duhet të merret zyrtarisht i pandehur nga gjykata me provat që ata kanë depozituar në këtë gjykatë.
Seanca që do ta përcaktojë kalimin apo jo për gjyq të Fredi Belerit, vijon./f.s