“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës”. Këtë deklaratë të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç e ka komentuar avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koçi.
Daçiç pret ekstradimin e Haradinajt, thotë se ky është test për Evropën. “Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardojë pushtetin genocidal të Miloseviçit.
Bota e ka kuptuar se kush është xhelati, e kush është viktima”, ka thënë Koci, përcjell Koha.net.
“Fatkeqësisht për neve, por më shumë për fqinjët tanë – serbët, ende në udhëheqësinë e tyre, ka individë me mentalitet millosheviçian.
Ky deklarim është rast konkret i tentimi – ndikimit, në gjyqësinë franceze”. (b.an)