• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati akuzon Sali Berishën si vrasës të Sokol Olldashit: E bëri për t’i dhënë detyrën e kryetarit të PD, Lulzim Bashës

by Java News
17/11/2022 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka dhënë detaje të forta për disa nga ngjarjet më të bujshme që ende nuk janë zgjidhur sot në Shqipëri. Si fillim, avokati foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila po pret vendimin e Apelit që është shtyrë dy herë. Gjithashtu ai ka komentuar dhe protestën që organizoi Berisha në datën 12 dhe protestën e dështuar të Sali Berishës. Beqiri e quajti mashtrues dhe të paturp. Gjithashtu avokati ka hedhur dhe një akuzë “bombë” për ish-kryeministrin.

Ai e ka thënë hapur se Berisha ka vrarë Sokol Olldashin për të sjellë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Në intervistën për gazetën “SOT”, Idajet Beqiri tha se abuzimi tek CEZ-DIA, pas Gërdecit dhe Fazlliçit, është afera e tretë nga më të rëndat ku Berisha i pa shpirt, e madje i pa moral sipas tij, zhyt djalin e tij Shkëlzen Berisha duke e bërë kontigjent krimi në këtë vjedhje galopante të shqiptarëve. Beqiri tha se kjo dosje nëse hetohet e plotë nga SPAK do të çojë drejt arrestimit Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën. Në fund, Idajeti ka kritikuar dhe SPAK.

Sipas tij, “SPAK ka disa arritje të vogla, por nuk po i justifikon pritshmëritë e mëdha të shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  SPAK nuk ka aktualisht kapacitete të afta dhe guxim profesional, që të bëjë gjënë e duhur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë. Do të duhet kohë që të kemi një SPAK i cili të jetë vërtetë SPAK dhe jo “hallvë e ftohtë”, sikurse është sot.”

-Avokat, çfarë qëndron sipas jush në shtyrjen e gjyqit të PD?

Shtyrja e gjyqit të “Foltores” kundër PD-së së Alibeajt, është një akt normal, pasi avokati i PD kishte një arsye objektive për të mos marrë pjesë në gjykim. Ndaj me të drejtë Gjykata e Apelit Tiranë shtyu seancën gjyqësore. Por rëndësi ka zgjidhja në themel e çështjes. Vendimi absurd, i diktuar nga armiku i sistemit të drejtësisë Sali Berisha, i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu si legjitim të paligjshmen “Foltore”, as që diskutohet që do të prishet nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe Saliut do t’i mbetet si strehë vetëm Partia e Ilir-Monikës, domethënë Partia e atij që Sali Berisha e shantazhoi për 32 vjet me radhë  me dosjen e ish Sigurimit të Shtetit…

-Berisha organizoi protestën në datën 12 nëntor dhe kërcënoi kryeministrin Rama se do e nxjerrë nga zyra, çfarë po synon në të vërtetë Berisha?

Berisha ka probleme të rënda me të vërtetën. Ai nuk e njeh të vërtetën, të drejtën, të moralshmen, ligjoren, tradicionalen…Sali Berisha është turpi i këtij vendi, është turpi i të qenurit shqiptar, është turpi i turpit të politikanit. Mashtrimi, demagogjia, ndyrsirllëku në fjalor, të qenurit gënjeshtar i pa cipë, të qenurit i pa moral dhe i pa familje, e kanë bërë atë të pabesueshëm nga askush. I venë pas një kategori si ai dhe disa të mavritosur të tjerë që janë në fakt kundër Qeverisë Rama, por meqenëse u ka vdekur alternativa dhe nuk shohin dritë në tunel, mendojnë se po qetësojnë shpirtin me këtë “Non Gratën” e  përçudnuar. Protesta mbaroi. Militantët e bënë të vetën, ulëritën pa shpresë, hodhën pisllëkun që i karakterizon si alternativë mbi fasadën e Kryeministrisë dhe ikën të dëshpëruar, duke sharë e nëmur me forcë Sali Non Gratën që i gënjeu kur u tha “Hajdeni në protestë se do nxjerrim nga zyra Edi Ramën”!

-Nga ana tjetër në zhvillimet e fundit politike ka bërë bujë deklarata e vëllait të Sokol Olldashit. Ky i fundit akuzoi Berishën se vodhi zgjedhjet e 2013 duke kërcënuar dhe krerët e degëve të asaj kohe. Si i komentoni këto deklarata, pasi aksidenti i Olldashit është ende një mister?

Berisha është vrasës! Ai ka operuar dhe operon me metodat e sistemit komunist. Për të siguruar qenien e Ramiz Alisë si pasardhës i tij, Enver Hoxha vrau Mehmet Shehun. Sali Berisha, për t’i dhënë detyrën e Kryetarit të PD Lulzim Bashës, të cilin e kishte më besnikun mik të vajzës së tij Argita Berisha, vrau Sokol Olldashin…

-Së fundmi është marrë në pyetje Petrit Ahmeti, aktualisht kryetar i bordit të Entit Rregullator të  Energjisë, i cili ka qenë këshilltar i ERE  në kohën kur u arrit marrëveshja mes CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve. Si e komentoni këtë zhvillim?

Afera ÇEZ-DIA është njëra nga aferat më të rënda të korrupsionit të Familjes tërësisht të inkriminuar  të Sali Berishës. Pas Gërdecit dhe Fazlliçit, kjo aferë është e treta nga më të rëndat ku Berisha i pa shpirt, e madje i pa moral, zhyt djalin e tij Shkëlzen Berisha duke e bërë kontigjent krimi në këtë vjedhje galopante të shqiptarëve. Janë një shumë marramendëse eurosh që janë përvetësuar nga Shkëlzen Berisha, Ilir Meta dhe Sali Berisha prej aferës CEZ-DIA. Avokati Karaj e ka çuar të gatshme dosjen në SPAK.  Tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë SPAK-t, veç të arrestoj Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën dhe të dërgoj çështjen në gjyq.

-Nga ana tjetër Yuri Kim  ka “zbarkuar” ditët e fundit në SPAK dhe ka paralajmëruar ditë të zeza” për korruptuarit dhe kriminelët, mendoni se po përgatiten arrestimet “VIP”?

SPAK ka disa arritje të vogla, por nuk po i justifikon pritshmëritë e mëdha të shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  SPAK nuk ka aktualisht kapacitete të afta dhe guxim profesional, që të bëjë gjënë e duhur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë. Do të duhet kohë që të kemi një SPAK i cili të jetë vërtetë SPAK dhe jo “hallvë e ftohtë”, sikurse është sot.

Ambasadorja Amerikane ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ta mbajtur SPAK “me ujë të ngrohtë”, e ka stimuluar, i ka dhënë goxha suport mbrojtës, por “nuk bëhet pylli me urata, duhen kazma dhe lopata”! Vlerësoj se Ambasadorja e SHBA bënë mirë të jetë më e matur në deklaratat që bënë. Nuk është mirë t’i përgatitësh shqiptarët që të presin “cunamin” kundër krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë, e pastaj “të mbarëset mali për të pjellë një mi”! SHBA e dinë mirë çfarë duan shqiptarët pas shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës dhe zhdukjes nga Presidenca të Ilir Metës. Ata duan që SPAK të tregoj veten dhe të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët duke prerë dy kokat e mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë, të cilat janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kriminaliteti që është në nivelet më të frikshme në këtë vend, do të struket dhe nuk do të gjejë dot vend ku të fshihet, vetëm atëhere kur të jenë pas hekurave të burgut Sali Berisha, Ilir Meta dhe familjarët e tyre të mbytur në krime. Nëse këta banditë nuk do t’i vëmë realisht në bankën e të akuzuarve,  për të marrë dënimin e merituar, nëse do të vazhdojmë me dystandartësinë, duke mos i ndëshkuar të fortët e krimit, populli do të demotivohej në të gjitha sferat dhe Shqipëria do të vazhdoj të mbetet pengu i krimit të lartë shtetërorë.

Next Post
“Cilido që mund të…”/ Policia vë në dispozicion shpërblime të majme për ‘kokën’ e këtyre 5 personave

Roja i shkollës sherr me gjimnazistin 21-vjeçar, e pësojnë edhe familjarët e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

January 21, 2026
Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

January 21, 2026
Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

January 21, 2026
Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

January 21, 2026
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

January 21, 2026
Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

January 21, 2026
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

January 21, 2026
Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In