Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte miratuar harta e re gjyqësore.
Manja tha se në gjykatat të cilat do të mbylleshin, nuk do kishte asnjë cënim të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa shtoi se implementimi i hartës së re gjyqësore do të bëhej në muaj të ndryshëm.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Harta e re gjyqësore është produkt i një pune 3 vjeçare e KLGJ e cila u finalizua sot me miratimin në Këshillin e Ministrave. Dua të theksoj diçka që në gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor, qytetarët do t’i marrin shërbimet në strukturat përkatëse. Zbatimi i hartës do tëbëhet me faza.
Harta e Re gjyqësore ka disa risi. Do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarët. Ajo që kemi si sfidë është që këtë fazë tranzitore deri në hyrjen në fuqi të hartës do ta shfrytëzojmë si një lloj familjarizimi të qytetarëve me hartën e re.
/e.d