• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokatët kundër SPAK, Maks Haxhia: U shkel ligji me kontrollin në zyrën e prokurores Gerta Domi

by A R
12/12/2024 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga rastet e fundit është kontrolli në galerinë e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari Maks Haxhia, shpjegon për Top Channel se kontrollet brenda këtyre ambienteve, janë bërë edhe në zyrën e avokates Gerta Domi, pa praninë e një përfaqësuesi të dhomës së avokatisë, ç’ka është në shkelje të nenit nr.52 të kodit të procedurës penale.

“Në ambientet e punës së zonjës, aty ka ushtruar profesionin e avokatit dhe një avokate, anëtare e dhomës së avokatisë së Tiranës, Gerta Domi. Dhe ligji merr në mbrojte të veçantë që nuk mund të kontrollosh ambientet e një zyre avokatie dhe personave të tjerë që janë në atë zyrë pa lajmëruar dhomën e avokatisë ,e cila duhet të vije brenda dy orëve, të jetë e pranishme dhe të kontrollojë dhe vëzhgojë dhe të mbajë në interesim të veçantë trajtimin se si bëhet kontrolli. Edhe kjo është një shkelje e rëndë dhe në rast se nuk zbatohen këto gjëra nga ana e organeve të hetimit dhe ana e gjykatës, të gjitha këto bëjnë qe edhe nëse me prova, këto prova janë të pavlefshme”, tha Haxhia.

Sipas Haxhisë, në zyrën e avokatit ka dokumente edhe të klientëve të tjerë, që nuk kanë lidhje me hetimin përkatës, për të cilat organi hetimit nuk ka të drejtë t’i kontrollojë, por duhet të përqendrohet vetëm në çështjen që ka vendim gjykate.

“Këto siç po shohim po ndodhin shpesh dhe po ndodhin shpesh për shkak sepse gjykata i ka hapur krahun, është bërë palë me hetimin, nën petkun dhe nën impresionin e opinionit të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar, por precedentë të tillë janë shumë të rrezikshme sepse çojnë në arbitraritet, çojnë në diktatur, çojnë në ekstremitete të sjelljes së organeve shtetërore dhe njëkohësisht ne injorimin e qënies humane lidhur me të drejtat themelore”, tha ai.

/a.r

Next Post
Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri rrit furnizimin me ujë dhe ka efekt në restaurimin ekologjik

Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri rrit furnizimin me ujë dhe ka efekt në restaurimin ekologjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In