• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatët e njohur tregojnë formulën që do ndjekë SPAK për të zbardhur “21 Janarin”: Ja “kleçka” që pritet të fundosë Sali Berishën

by Java News
12/05/2022 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministrin Sali Berisha duket se do ta presin shumë telashe, pasi hetimet për vrasjen e Aleks Nikës kanë kapërcyer kufijtë shqiptarë. Dje gazeta bëri me dije se në një laborator në Romë të Italisë, është duke kryer një ekspertizë që pritet t’i japë një tjetër drejtim hetimeve të rihapura nga prokuroria shqiptare. Laboratori në Romë është përzgjedhur nga prokurorët e çështjes, pasi është i kualifikuar për ekspertizë të tillë, që bën të mundur edhe përftimin e të dhënave për identifikimin e armës që ka kryer qitjen mbi të riun nga Lezha Aleks Nika.

Por, për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj çështje dhe ecurisë së saj, gazeta “Sot” kontaktoi me juristin dhe avokatin e njohur, Idajet Beqiri, i cili tregoi formulën që do ndjek SPAK për të zbardhur “21 Janarin”. Sipas tij, “kleçka” që pritet të fundosë Sali Berishën është pikërisht prova shkencore që do sjellin italianët sa i takon ekzaminimit të predhës që është qëlluar mbi të ndierin Nika, gjatë protestës së opozitës së kohës më 21 janar të vitit 2011.

“Mendoj se mund të zbulohet diçka, pasi ajo është vrasje që u bë në Bulevard dhe është një vrasje e cila lidhet me vrasjet e tjera dhe sa kohë që janë zbuluar vrasjet e tjera dhe dihen autorët dhe urdhëruesit dhe ajo e Aleks Nikës nuk është e vështirë. Mendoj se ajo është si një rrethanë e cila do ta ndihmojë më shumë procesin për ta rihapur gjyqin. Mbase nuk do të dal ekzekutori, por ai që e urdhëroi dhe ndihmësi i tij dihen dhe janë autor me emër dhe mbiemër dhe do të përgjigjen penalisht. Ajo provë do të jetë e rëndësishme sepse ndihmon rishikimin e vendimit, ndihmon marrjen në përgjegjësi penale të ekzekutorit real që e ka bërë atë vepër, ai që ka qëlluar mbi Aleks Nikës dhe jam shumë shpresëplotë se do të jetë një provë shkencore që do të ndihmojë procesin”, deklaroi Beqiri.

Ja 3 personat që kanë dhënë urdhër për vrasjet më 21 Janar 2011

Më tej, i pyetur se nëse do të nis edhe një hetim penal ndaj personave që janë të përfshirë dhe përflitet si urdhërues si ish-kryeministri Sali Berisha, ai deklaroi se po. Avokati Idajet Beqiri vijoi më tej duke thënë se vrasjet e 21 janarit janë  vrasje të cilat kanë një kokë që i kanë frymëzuar dhe që i kanë organizuar siç ishte urdhëruesi kryesor sipas tij kryeministri i vendit në atë kohë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës së republikës.

“Mendoj se po, sepse do të rishikohet patjetër. Faktikisht janë gjykuar dhe dënuar për vepra penale që nuk janë ato realet, janë lehtësuar pozitat e ekzekutorëve duke u konsideruar vrasje të thjeshta deri edhe tek vrasje nga pakujdesia, në një kohë që ato janë vrasje me paramendim dhe janë vrasje të cilat kanë një kokë që i kanë frymëzuar dhe që i kanë organizuar vrasjet, siç ishte urdhëruesi kryesor kryeministri i vendit në atë kohë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës së republikës. Këta janë 3 persona kryesor që do të merren si organizator dhe organizues nga vrasjet.

Avokati: Vrasjet e 21 janarit nuk ishin nga pakujdesia

Ndërkohë edhe avokati i njohur, Dorian Matlija ka folur në lidhje me lajmin e bujshëm për rihapjen e hetimit për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. Sipas tij, dosjet që po shqyrtohen kanë pasur probleme të mëdha dhe sot është hedhur një hap përpara për zbardhjen e së vërtetës. Avokati u shpreh se vrasjet e 21 janarit nuk ishin nga pakujdesia, por me dashje.“Për dosjen e 21 janarit ka pasur ekspertiza të pasakta. SPAK po mundohet të japë një shenjë pozitive, por procedurat janë të vështira. Tani është mundësia që të ribëhen edhe njëherë pyetjet, të pyetën njerëzit që nuk janë pyetur asnjëherë. Nuk u mor në pyetje gazetari që u plagos, i cili ishte shumë afër Hekuran Dedës që u vra. Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Rama: Hapim “Bypass-in” e Vlorës gjatë sezonit turistik. Ja lehtësirat

VIDEO/ Rama: Hapim “Bypass-in” e Vlorës gjatë sezonit turistik. Ja lehtësirat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

January 27, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

January 27, 2026
Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

January 27, 2026
26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

January 27, 2026
“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

January 27, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

January 27, 2026
FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

January 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

January 27, 2026
Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In