• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokat Sajmir Vishaj: Mijëra dosje të pashqyrtuara. Gjykatat në kaos!

by Java News
01/10/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra dosje qëndrojnë të pashqyrtuara që nga viti 2015 në Gjykatën e Lartë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep alarmin se kjo situatë çon në lirimin e personave të rrezikshëm dhe në dhënien me vonesë të drejtësisë.

Sajmir Vishaj: “Mungesa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë apo Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ai të vazhdojë të endet dhe të humbasë afatet e paraburgimit pasi një çështje kur shkon në gjykim ka afate të caktuar në bazë të masave të dënimit nga 6 muaj 9 muaj deri një vit brenda këtij afati kjo çështje duhet të gjykohet, nëse nuk gjykohet ai fiton lirinë”.

Për avokatin Vishaj, Reforma në drejtësi duhet të niste së pari nga burimet njerëzore që të mos krijohej ky ngërç.

Sajmir Vishaj: “Nuk mund të rimbushen vendet vakante pasi me ndryshimet e ligjit dhe me reformën në drejtësi të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë do kalojnë sipas vendeve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mungesa e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ende të kemi këtë vakum dhe kaos në Gjykatën e Lartë edhe në gjykatat e tjera ku kemi një numër të munguar gjykatësish”.

Por cfarë duhet bërë në këto kushte dhe a ka një zgjidhje?

Sajmir Vishaj: “Duhet urgjentisht Ministria e Drejtësisë, komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë të shikojë rritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve para se të nisë reforma. Mungesa e gjyqtarëve do të sjellë amulli dhe kjo ka nisur”.

Mungesa e gjyqtarëve është problem edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit, gjë që ka vënë në vështirësi funksionimin e drejtësisë. Sipas Vishaj drejtësia duhet  të jepet në kohën e duhur pasi çon në kufizim të lirive të njeriut.

Sajmir Vishaj: “Drejtesia duhet të jepet në kohën e duhur, sidomos ajo penale ka më vlerë. E njëjta situatë kaotike po ndodh në Gjykatën e Lartë, ku ka me mijëra dosje të pashqyrtuara, ndërkohë kemi të bëjmë edhe me 150 dosje të masave të sigurimit që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive të njeriut. Nëse mungojnë kapacitetet, nuk arrihet dhënia e drejtësisë pasi vet trupa gjykuese nuk formohet dhe kemi gjykata që jane me 2 gjyqtarë që nuk mund të gjykojnë qindra çështje që janë për gjykim”.

Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep edhe shembuj.

Sajmir Vishaj: “Kavajë, Përmet kemi 2 gjyqtarë. Një bën masën e sigurimit, një hetimet paraprake, kush e gjykon çështjen në themel”?/ Klan Plus

Next Post
Ronaldo do të barazojë sot legjendën e Realit

Ronaldo do të barazojë sot legjendën e Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In