• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokat falas për qytetarët në nevojë/ Projekti i përgjigjet edhe kapitullit 23 të negociatave me BE

by S T
21/12/2024 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puka është një ndër ato qytete të prekura nga harta e re gjyqësore dhe zhvendosja e gjykatës drejt Shkodrës ka sjellë vështirësi të aksesit në drejtësi për banorët. Por këtë vakancë ka nisur ta mbushë zyra e Ndihmës Juridike Falas e hapur për gati një vit.

“Çështjet civile dhe administrative janë ato që dominojnë më shumë, që do të thotë që kemi bërë zgjedhjet administrative për të gjithë ata që kanë shkuar në proces gjyqsorë janë në proces që presin një vendim pozitiv”, u shpreh avokati Artur Murra.

Bukurie Pllanaj është një nënë e divorcuar me katër fëmijë që ka gjetur mbështetje në problematikën e saj.

“Kam pas vajzën në shkollën e lartë, ka mbaruar vitin e parë shkollor dhe kemi pas problem me mos marrjen e bursës”, shprehu shqetësimin ajo.

Por jo vetëm ndihma parësore ofrohet në këtë qendër, por edhe ajo dytësore ku problematika e qytetarit ndiqet nga një avokat pa pagesë në të gjithë procesin gjyqësor.

Ndërsa Mark Bardhoshi, kryetari i personave me aftësi të kufizuara në zonën e Pukës e shikon këtë shërbim si një nevojë për dinjitet.

“Sa më shumë mundësi që ne të jetojmë me dinjitet qoftë për vete apo dhe si komunitet”, tha Bardhoshi.

Radio Televizioni shqiptar ndoqi nga afër shërbimin juridik flas edhe në Shkodër dhe Lezhë, ku 12 kategori në nevojë e përfitojnë atë.

Në Shkodër është inicuar edhe aksesi i qytetarëve për problematikat me regjistrimin e tokës. Juristja Xhenjola Sulejmani ndërmjetëson qytetarët me kadastrën për të finalizuar këtë proces.

“Raste ka pasur plot sidomos nga Malësia e Madhe”, tha Sulejmani.

Projekti për avokat falas zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë dhe financohet nga qeveria austriake. Për drejtorin e Përgjithshëm të Ndihmës Juridike Falas, ky shërbim i përgjigjet edhe kapitullit 23 të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në të gjithë vendin janë hapur 20 qendra të tilla ku 180 avokatë angazhohen pa asnjë pagesë nga qytetari.

Next Post
Nis sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli

Nis sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In