• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Avioni i rrëzuar, pjesët gjenden në Mesdhe

by Java News
19/05/2016 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas burimeve pranë shtabit që udhëheq operacionin e kërkimit, siç transmeton edhe televizioni shtetëror ERT, 230 milje në juglindje të Kretës, brenda zonës detare dhe ajrore të Greqisë janë gjetur dy objekte në ngjyrë portokalli, të cilat vlerësohen se janë pjesë të avionit të zhdukur.

Ky lajm vjen vetëm disa minuta pas deklaratës për shtyp të Shërbimit të Aviacionit Civil të Greqisë, sipas të cilit Airbus A320 i kompanisë egjiptiane që fluturonte nga Parisi me destinacion Kajron, ka humbur nga radari në momentin kur ndodhej 7 milje brenda zonës ajrore të Egjiptit, ndërsa si vend ku mund të jetë rrëzuar përcaktohet pjesa jugore detare pranë ishullit Karpatos të Greqisë, jo shumë larg vendit ku janë gjetur edhe objektet që mund të jenë pjesë të avionit.

Komunikimi i parë me qendrën e kontrollit në Athinë është bërë në orën 02:48 të mëngjesit (me orën greke), 24 minuta pasi kishte hyrë në zonën ajrore të Greqisë, e gjatë komunikimit nuk ka pasur ndonjë referim për ndonjë problem të avionit, madje piloti ka falënderuar edhe në greqisht palën greke.

Në orën 03:27, qendra e kontrollit në Athinë është përpjekur të komunikojë përsëri me pilotin e avionit në fjalë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje për dy minuta rresht, deri sa humbi edhe sinjalin në radar, teksa menjëherë aktivizohet gjendja e gatishmërisë për operacionin e kërkimit, duke u lajmëruar edhe autoritetet e Kajros.

Përveç këtij komunikimi të Shërbimit të Aviacionit Civil grek, tashmë të gjitha mediet e huaja dhe specialistët analizojnë deklaratën e ministrit grek të Mbrojtjes, pak çaste më parë, sipas të cilit avioni në fillim ka kryer një kthesë prej 90 gradësh majtas, e pak më vonë një rrotullim prej 360 gradësh djathtas, duke rënë nga një lartësi prej 37.000 këmbësh në 8.000 këmbë.

Fakti se përse gjatë të gjithë kësaj kohe piloti nuk ka mundur të komunikojë dhe të thotë diçka, lind dyshime se diçka ka ndodhur në kabinën e pilotëve dhe kjo është një prej pistave që diskutohet më shumë. Ndërkohë, është në zhvillim një operacion gjigant kërkimi, ku marrin pjesë Greqia, që në momentet e para me fregatën “Nikiforos Fokas”, disa anije të tjera në zonë, dy avionë “C130”, një avion tjetër i tipit “EMB-145 H”, si dhe dy helikopterë: “Super Puma” dhe “S-70”.

Përveç një dëshmie të një kapiteni anijeje mallrash, që ka para një shkëlqim në qiell rreth 130 milje në jugperëndim të ishullit Karpatos, edhe një pilot i një fluturimi në kah të kundërt në atë orë ka dëshmuar se ka parë në atë zonë një ndriçim të madh në det.

TCH/d.i.

Next Post

Qeveria ndalon flamurin katalonjas në finale, Barcelona proteston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In