• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avioni i Divjakës, Prokuroria mbyll hetimet, në gjyq 7 persona

by
08/05/2015 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur pas rreth 1 viti hetimet për ngjarjen e avionit të Divjakës dhe dërgon për gjykim kërkesën për 7 persona, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, në tentativë. Sipas Prokurorisë këta 7 persona kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë rreth 300 kilogramë canabis sattiva nëpërmjet një avioni tip « Piper », i cili, më 10 maj 2014, u gjet në plazhin e Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasit :

Giorgio Riformato, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
Sajmir Bajrami, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
Mareglen Ymeraj, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë
Kristian Demçe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë
Kleviol Ahmeti, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
Aurel Pupe, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg »
Orgest Bilbili, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë

Në bazë të hetimit, ka rezultuar se shtetasit Sajmir Bajrami dhe Giorgio Riformato kanë hyrë nga Italia në Shqipëri pak ditë para ngjarjes dhe, nëpërmjet bashkë të pandehurve të tjerë, dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, të cilat do ta trafikonin drejt Italisë nëpërmjet një avioni sportiv, të drejtuar nga piloti Riformato.

Në datë 10.05.2014, avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur. Pranë avionit, nga ana e forcave të policisë, janë gjetur disa çanta, në përbërje të të cilave sipas ekspertizës së mëvonshme, rezultonte se ishin 94 kilogramë lëndë narkotike canabis sattiva. Në vijim të veprimeve policore, u arrit të zbuloheshin edhe disa çanta të tjera, në një rrugë në afërsi të vendit ku gjendej avioni, në automjetin tip Mitsubishi të drejtuar prej Sajmir Bajramit. Nga ekspertiza e kryer mbi lëndën e gjetur në këto çanta rezultoi se ishte lëndë narkotike canabis, me peshë 211.8 kg.

Pas veprimeve hetimore paraprake, është kryer arrestimi i shtetasve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami. Më pas, në vijim të hetimeve të zhvilluara nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të identifikoheshin edhe bashkëpunëtorët e tjerë të këtyre dy personave, për të cilët po dërgohet bashkërisht kërkesa për gjykim.

Ndërkohë, ky procedim penal është ndarë dhe po vijojnë hetime të mëtejshme për persona të tjerë të përfshirë.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Gattuso: Si ndalet Messi? Duke e goditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In