• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Avionët luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, reagon NATO: Sjellje e papërgjegjshme!

by A R
19/09/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO ka reaguar pas një incidenti, në të cilin thuhet se avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Sipas një deklarate të qeverisë estoneze, incidenti përfshiu tre avionë luftarakë rusë MiG-31 që fluturuan pranë ishullit Vaindloo, në Gjirin e Finlandës, për një kohë prej 12 minutash pa leje. Një zëdhënës i NATO-s tha se avionët rusë “shkelën hapësirën ajrore të Estonisë” dhe se “NATO reagoi menjëherë duke kapur në fluturim avionët rusë”. “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë dhe i aftësisë së NATO-s për të reaguar”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë këtë vit. “Kjo është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, në të cilën tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është një akt jashtëzakonisht i guximshëm dhe provokues”, tha ai. “Rritja e testimit të kufijve dhe agresivitetit nga ana e Rusisë duhet të trajtohet me përforcim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”.

Estonia është vendi i tretë i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit. Të dielën, Rumania njoftoi se një dron rus kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje. Po ashtu, Polonia raportoi një “shkelje të paprecedentë” të hapësirës ajrore nga më shumë se një duzinë dronësh rusë javën e kaluar. Moska mohoi përgjegjësinë për incidentet.

Mbretëria e Bashkuar kishte thirrur më herët ambasadorin rus në Londër si reagim ndaj shkeljeve “krejtësisht të papranueshme” ndaj Rumanisë dhe Polonisë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka dhënë ende një koment. Megjithatë, avionët e saj shpesh fluturojnë mbi Detin Baltik, ku ndodhet Flota Baltike ruse. Ndërsa incidentet pranë ishullit Vaindloo, rreth 200 km nga kryeqyteti i Estonisë, Talin, janë relativisht të zakonshme, ato zakonisht nuk zgjasin aq gjatë sa incidenti i fundit.

Në përgjigje të incidentit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: Ne do të përgjigjemi ndaj çdo provokimi me vendosmëri, ndërsa investojmë në forcimin e krahut lindor të Evropës. Ndërsa kërcënimet rriten, po ashtu do të rritet edhe presioni ynë dhe bëri thirrje për një raund të ri sanksionesh që do të ndalonte gazin natyror të lëngshëm rus (LNG).

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët ushtarakë rusë është një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ajo shtoi se BE qëndron plotësisht në solidaritet me Estoninë. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetet anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre me burime evropiane. Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit. Ne nuk duhet të tregojmë dobësi”, theksoi Kallas.

Qeveria e Estonisë gjithashtu njoftoi se në maj, Rusia kishte dërguar shkurtimisht një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik gjatë një përpjekjeje për të ndaluar një cisternë nafte që besohet se ishte pjesë e një “flote hije” që sfidonte sanksionet perëndimore ndaj Moskës. Për këtë incident, Estonia kishte thirrur zëvendësambasadorin rus dhe i kishte dorëzuar një notë proteste.

Shefi i shërbimit sekret britanik MI6, Sir Richard Moore, ndërkohë tha se nuk ka “absolutisht asnjë provë” që Vladimir Putin dëshiron të negociojë paqe në Ukrainë. “Putin po na mashtron”, tha Moore. “Ai kërkon të imponojë vullnetin e tij imperial me çdo mjet të mundshëm. Por nuk mund të ketë sukses. Thënë troç, Putini ka marrë përsipër më shumë sesa mund të përballojë. Ai mendoi se do të korrte një fitore të lehtë. Por ai dhe shumë të tjerë i nënvlerësuan ukrainasit”, shtoi ai.

Next Post
Britania hap portal për rekrutimin e spiunëve të huaj, MI6 do të operojë në “dark web”

Britania hap portal për rekrutimin e spiunëve të huaj, MI6 do të operojë në "dark web"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

December 21, 2025
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

December 21, 2025
Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

December 21, 2025
Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

December 21, 2025
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In