Një lider i lartë i Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar të Irakut është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA, ka njoftuar Pentagoni.
Abu Wahib dhe tre militantë tjerë të ISIS-it janë vrarë kur makina e tyre u godit më 6 maj në Tutba, sipas Peter Cook, zyrtar i Pentagonit.
Cook tha se vdekja e Wahib ka qenë një goditje e rëndë për udhëheqësin e grupit militant.
Ndërkohë, një zyrtar i ShBA-së ka thënë se ai është vrarë nga një sulm ajror amerikan./a.m.