• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avionë, anije e blinda në ankand, vlera fillestare 1.5 milionë USD

by Java News
18/10/2018 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur së fundmi të shpallë një ankand që ka në objekt shitjen e avionëve, anijeve apo mjeteve të blinduara për skrap. Në dokumentin e bërë publik nuk jepen detaje sa sa është sasia e mjeteve që do të shiten por duke i ndarë në kategori vihen re katër të tilla. Vlera fillestare me të cilën do të dalin në shitje këto objekte është mbi 166 milionë lekë apo pak më shumë se 1.5 milionë dollarë.

“Objekti i shitjes përbëhet nga anije, avionë, mjete të blinduara, armatim, mjete dhe agregate për skrap. Artikujt objekt ankandi përpara shitjes duhet tu nënshtrohen proceseve të shkatërrimit në zbatim të udhëzimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA nr. 9009, datë 13.10.2010 “Për procedurat e çmilitarizimit, çmontimit e shkatërrimit të armëve, teknikës luftarake dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura”. Artikujt objekt ankandi shiten në gjendjen që janë (të çmilitarizuar) dhe procesi i shkatërrimit është përgjegjësi e blerësit. Autoriteti shitës do të lejojë daljen nga repartet ushtarake ku ruhen materialet, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i shkatërrimit në përputhje me udhëzimin e sipërcituar” thuhet në dokumentin e shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike e Shërbimeve Mbështetëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes .

Referuar ndarjes në lote të procedurës thuhet se në kategorinë e parë “mjete të blinduara armatim dhe element të tyre” metali në përbërje është çelik dhe vlera fillestare e ankandit nis nga 78.6 milionë lekë. Në grupin e dytë “mjete ajrore”  metali është çelik dhe duralumin 150 ton me një vlerë 21 milionë lekë.

Në grupin e tretë janë “mjete dhe pajisje detare” ku në përbërje ka çelik, bronz në një masë më të vogël dhe alumin me një vlerë totale si lot prej 27 milionë lekë. E fundit është kategoria e pajisjeve agregate tokësore ku ka çelik, bakër dhe alumin me një vlerë fillestare për ankandin 38.5 milionë lekë. Në të gjitha rastet vlera nuk përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar. Ofertat  duhet që të dorëzohen brenda datës 22 tetor. Monitor

a.ç

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 11 Tetor 2018

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 18 tetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In