• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avantazhet dhe disavantazhet për të mbajtur apo ndërruar mbiemrin kur martoheni

by Java News
02/03/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Para se të martoheni, fillimisht duhet të merrni shumë vendime, duke filluar nga ngjyrat e luleve e deri te restoranti ku do ta mbani dasmën. Por edhe pas ditës së dasmës do të ballafaqoheni me vendime të mëdha – si p.sh., a duhet ta ndryshoni mbiemrin?

Sipas statistikave, mes 60 dhe 80 për qind të nuseve e marrin mbiemrin e burrit kur martohen, ndërsa 20 për qind e mbajnë mbiemrin e vajzërisë.

Por a është mbiemri i ri i duhuri për ju?

Avantazhet e të marrit mbiemrin e burrit

Jeni duke konsideruar ta merrni mbiemrin e burrit? Atëherë shikoni arsyet që e mbështesin këtë ide:

1. Të pasurit të njëjtin mbiemër në familje i bën gjërat më të thjeshta, e veçanërisht kur bëheni me fëmijë. Kësisoj ju do t’i keni procedurat më të lehta kur shkoni në udhëtime, kur merreni me çështjet e shkollimit, por edhe bashkëbisedimi me prindërit tjerë është më i lehtë kur njiheni si familje me të njëjtin mbiemër.

2. Nëse për çfarëdo arsye nuk ju pëlqen mbiemri juaj, atëherë mund ta merrni atë të burrit.

3. Shumica e femrave thonë se të pasurit të njëjtin mbiemër me burrin i ndihmon ato të ndihen si një familje e vërtetë dhe se ndryshimi i mbiemrit është simbol i rëndësishëm dhe zyrtar i angazhimit në lidhje.

4. Qoftë nëse e keni ndryshuar mbiemrin apo jo, shumica e njerëzve do të supozojnë se e keni mbiemrin e burrit dhe rrjedhimisht do t’iu thërrasin p.sh. “zonja Jones…”, qoftë se a ju pëlqen apo jo.

Disavantazhet e të marrit mbiemrin e partnerit

New York Times raporton se 20 për qind e femrave e mbajnë mbiemrin e vajzërisë pas martesës.

Kjo është lista e arsyeve që mund t’ju bindë ta rrisni atë përqindje:

1. Jeni duke u martuar, e jo duke u bërë person tjetër. Ndryshimi i mbiemrit mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse e keni humbur veten apo identitetin tuaj, prandaj ndoshta nuk duhet ta ndërroni mbiemrin.

2. Ndërrimi i mbiemrit mund të jetë kundër politikave tuaja

3. Nëse jeni anëtari i fundit në familje me mbiemrin tuaj, ndoshta keni dëshirë ta mbani mbiemrin

4. Nëse mbiemri juaj është unik, interesant apo i lehtë dhe i partnerit është më i zorshëm apo më famëkeq, atëherë më mirë ta mbani mbiemrin me të cilin keni lindur

5. Nëse jeni person i njohur në fushën tuaj, është vështirë ta rikrijoni një reputacion me mbiemër tjetër.

Opsionet tjera

1. Mbani dy mbiemrat – ndonjëherë femra i merr dy mbiemrat, e dhëndri e mban vetëm mbiemrin e vet. Disa herë tjera të dy i marrin mbiemrat e njëri-tjetrit. Ju mund ta diskutoni edhe këtë.

2. Mbajeni mbiemrin e vajzërisë si mbiemër të mesëm. Këtë mënyrë mund të zgjedhni që ndonjëherë ta shkruani p.sh. “Amanda Smith Jones” e ndonjëherë vetëm “Amanda Jones”, varësisht nga rrethanat

3. Konsideroni ta ndryshoni mbiemrin vetëm ligjërisht në mënyrë që kur udhëtoni me fëmijët, apo kur merreni me procedurat shkollore dhe çështjet tjera personale, t’i keni procedurat më të lehta. Por prapëseprapë mund ta përdorni vetëm mbiemrin e vajzërisë profesionalisht.

Nuk ka rëndësi se cilën nga tërë këto opsione e zgjedhni, mjafton ta dëgjoni zemrën tuaj dhe ta merrni vendimin që më së miri i përshtatet situatës tuaj personale.

Next Post
Ironia e kreut të Komisionit Europian: Humbasim dy vite, ndërsa presim që Trump të njohë botën

Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In