• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autostrada e Elbasanit, kompania greke e zhytur në miliona euro borxhe

by A R
18/08/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania greke Aktor, që është kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e Autostradës Tiranë –Elbasan, është zhytur në miliona euro borxhe. Në pasqyrat financiare që kompania ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit shihet se detyrimet e kompanisë kanë arritur në 7.4 miliardë lekë, ose 54 milionë euro në fund të vitit 2015.

Nga kjo shumë 4.6 miliardë lekë ose 33 milionë euro janë detyrime ndaj furnitorëve. Ndërsa detyrimet ndaj punonjësve raportohen 2.8 milionë lekë.

Pjesa e tjetër e detyrimeve prej 2 miliardë lekësh janë si borxhe nga kreditorë të tjerë dhe një shume prej 265 mijë lekësh detyrime tatimore. Një borxh prej 100 milionë lekësh është raportuar si detyrim i paspecifikuar.

Kompania raportoi humbje prej 1.2 miliardë lekësh nga aktiviteti në Shqipëri për vitin 2015.

Aktor, e cila ka ndërtuar autostradën e re me tunel, Tiranë-Elbasan është vënë në vështirësi financiare pas ndërprerjes së punimeve të diktuara nga shembja që ndodhi vitin që shkoi në zonën e Ibës. Gjatë vitit 2015, shoqëritë përmbarimore kanë vërshuar në QKR duke bllokuar llogaritë dhe kuotat e Aktor. Sipas të dhënave nga ekstrakti i Copri-Aktor në QKR janë lëshuar 12 urdhra sekuestrosh për bllokimin e kuotave.

Kompania greke Aktor, në vitin 2012 fitoi tenderin me skonto të autostradës së re Tiranë-Elbasan. Vetëm për tunelin me gjatësi 4 kilometra, Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë, kurse Aktor ofroi 8.3 miliardë lekë ose 40 % më lirë, për shkak të një gare të fortë ku kompanitë pjesëmarrëse ofruan vlera të ulëta për punimet nisur edhe nga kushtet e vështira që krijoi kriza e vitit 2008, ku po bëheshin gjithnjë e më pak ndërtime në rajon.

Por pas shembjes së ndodhur në Ibë vitin e shkuar, kompania pretendon shtesë punimesh që kapin vlerën e 60 milionë eurove, pohojnë burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, duke tentuar të mbulojë me këtë rast edhe një pjesë të skontos që dha në tenderin e 2012-s. Kompania kulmoi me aktivitetin e saj në vitin 2013, ku shënoi një xhiro vjetore 8 miliardë lekë. Në vitin 2012, kompani raportoi xhiro vjetore në tatime 5.5 miliardë lekë dhe më 2014 vetëm 1.67 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2015 1.2 miliardë lekë. / monitor

Next Post

Kjo është receta natyrale për heqjen e rrudhave në sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In