• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës, hetim për çmimet e karburanteve

by Java News
20/03/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve. Lajmi për monitorimin e tregut edhe gjatë këtij viti bëhet e i ditur në raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2015, i cili është dorëzuar në Kuvend, shkruan sot Gazeta Shqiptare. Konkurrenca do të hetojë ecurinë e çmimeve për të ndërtuar një historik trevjeçar monitorimesh, me qëllim për të arritur konkluzione të sakta të dinamikave të çmimeve nga shumica te pakica. Tregu i karburanteve ka qenë nën hetim për dy vitet e shkuara nga Autoriteti i Konkurrencës, porse duket se hetimet e këtij viti do të finalizojnë nëse ka spekulim me çmimet nga importi te pakica. “Nga vlerësimi i çmimeve të shitjes u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulëta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta, kryesisht pas muajit qershor 2015. Analiza e çmimeve të larta nga ndërmarrjet e pakicës e bën të nevojshëm vlerësimin e treguesve financiarë të tyre, gjë e cila duhet të vlerësohet në mbyllje të pasqyrave financiare. Për këto arsye dhe për të qenë më të saktë në periudhat krahasimore, është vendosur që monitorimi të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016”, thuhet në raportin e Autoritet të Konkurrencës. Ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës thotë se, “tregu ka karakteristika të qarta të një tregu oligopolistik, me një numër të kufizuar ndërmarrjesh, me produkte homogjene dhe transparencë kostosh, me tri ndërmarrje kryesore, por ku secila ndjek politikat e veta për ta zotëruar atë”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Konkurrenca, nga hetimet e vitit të shkuar u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulëta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta, kryesisht pas muajit qershor 2015. Nga analiza e çmimeve mesatare mujore të blerjes dhe të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve si dhe marzheve mesatare vjetore për periudhën janar-dhjetor 2014 dhe janar-shtator 2015, vihet re se zbatimi i udhëzimit nr. 6, datë 30.01.2015 “Për TVSH në RSH” nuk ka pasur impakt në tregun e karburanteve. Udhëzimi i ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, vendosi hapjen e tregut, duke ua hequr të drejtën importuesve të mëdhenjve, që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë. Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur se tregu ka ngurtësim të dinamikave të çmimit të pakicës, SHPK-të ndjekin të njëjtën politikë çmimi si ndërmarrjet SHA edhe në vitin 2015, gjë e cila tregon se ky udhëzim nuk e ka shkëputur ndikimin e ndërmarrjeve SHA në përcaktimin e çmimit të pakicës nëpërmjet të integruarave të tyre. Analiza e çmimeve të larta nga ndërmarrjet e pakicës e bën të nevojshëm vlerësimin e treguesve financiarë të tyre, gjë e cila duhet të vlerësohet në mbyllje të pasqyrave financiare. Për këto arsye dhe për të qenë më të saktë në periudhat krahasimore është vendosur që monitorimi të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016, sqaroi konkurrenca. Raportimi i rezultateve të monitorimit të vitit 2015 tregoi se tregu i importit të dieselit paraqitet shumë i përqendruar, kurse tregu i importit të benzinës është në kufijtë e sipërm të një tregu mesatarisht të përqendruar.

BW

Next Post

PS, të gjitha debatet e Kongresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In