• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autoritetet italiane: Koka e trafikut të drogës me avion ndodhet në Vlorë

by
08/09/2015 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet italiane: Koka e trafikut të drogës me avion ndodhet në Vlorë

Autoritetet italiane e kanë hedhur sërish vështrimin drejt Shqipërisë, e pikërisht në qytetin e Vlorës në lidhje me avionin e dytë me drogë që u kap të hënën në Torino. Avioni tip Dynamic që i përkiste italianit Paskuale D’Ambrozio ishte më modern se ai i kapur në Pulja me marjuanë të marrë në Vlorë, më 26 Gusht.

Për këtë avion me drogë, përveç Paskuale D’Ambrozio dhe italianit tjetër Rozario Kampizi  janë arrestuar dhe dy shqiptarët Maksim Llajan e Fitor Aliaj. Hetuesit italianë dyshojnë se kanë qenë dy shqiptarët që i kanë propozuar Paskuale D’Ambrozio të bëhej pjesë e trafikut të marijuanës.

Ndoshta për shkak të problemeve që kishte me restorantin, si rasti i një lidhje të paligjshme të energjisë, si pasojë e mospagesave të faturave, ai kishte pranuar të bëhej pjesë e trafikut. Por 58 – vjeçari kishte patur edhe precedentë të tjerë penalë.  Autoritetet italiane besojnë se një prej drejtuesve të këtij rrjeti gjendej në vendin tonë. Ai siguronte drogën dhe pistën ku duhej të ulej avioni.

Hetuesit italianë kanë provuar se një ngarkesë është arritur të kalohej në ditët e para të Qershorit të këtij viti. Nuk dihet me saktësi se ku është ulur avioni, por dyshohet për zonën e Vlorës, nisur nga vendlindja e dy të arrestuarve. Rruga tjetër, e planifikuar për më 1 Shtator dështoi, për shkak të një problemi në pistën e Torre Sant Andreas.

Kostoja e udhëtimit ishte e papërfillshme përballë fitimit. Ata shpenzonin vetëm 500 euro karburant për të fluturuar nga Torino në Shqipëri dhe fitonin plot 250 mijë euro.

Avioni bënte udhëtime më të gjata, por jo direkt nga Torino në Shqipëri. Për këtë arsye trafikantët përdornin një pistë të braktisur në Torre Sant Andrea, buzë Adriatikut, në provincën e Leçes, një ndër pikat më të afërta me Vlorën. Vlera e avionit përllogaritet në rreth 70 mijë euro.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Morena, Afërdita, Nora , Tuna apo Mihrija, cila e ka trupin më të bukur? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In