Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike.
Mësohet se Doçi është shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian, për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikimi të drogës.
Vetë Elvis Doçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Ura”, që u realizua mes SPAK dhe autoriteteve italiane.











