• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autoritet i Dosjeve hap “Fondin Kosova”, nuk janë më sekret mbi 11 mijë fashikuj, mes tyre dosja e Isuf Gërvallës dhe IIbrahim Rrugovës

by B K
18/02/2025 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Dosjeve ka vënë në dispozicion të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë ‘Fondin Kosova’, një arkiv unik me 11,630 fashikuj, të ruajtur në 74 kasaforta, që mbartin dëshmi të rëndësishme mbi ngjarjet më të rëndësishme politike, sociale dhe kulturore të Kosovës nga viti 1944 deri në 1991, ku bien ne sy fashikuj mbi lëvizjet rinore kosovare dhe ato për mohimin e te drejtave të shqiptarëve të Kosovës si dhe te tilla si dokumente dhe fakte mbi shpopullimin dhe largimin me dhunë nga territoret e tyre të shqiptarëve të Kosovës.

Fondi “Kosova” përbën një burim të çmuar për hulumtuesit, duke përfshirë dokumente mbi demonstratat e vitit 1981 dhe lëvizjet politike të viteve 1988-1989, por edhe mbi gjendjen e institucioneve arsimore e kulturore të asaj kohe, ndërkohë që shumë shqiptarë me origjinë nga Kosova, shtetas të ish Jugosllavisë, mund të gjejnë dokumente rreth tyre në se janë ndjekur nga Ish – Sigurimi i Shtetit në fondet të tjera arkivore që nuk i përkasin këtij fondi. Mes tyre janë dhe dosja e Isuf Gërvallës dhe Ibrahim Rrugovës.

Çfarë përmban dosja e Jusuf Gërvallës?

Në dosje janë dokumente të rëndësishme të Jusuf Gërvallës, politikan, shkrimtar, muzikant dhe themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në vitet ’80, që u vra nga ish-shërbimi sekret jugosllav, në Shtutgart të Gjermanisë.

Dritë mbi ngjarje dramatike

Në dosje janë momentet kur ai ka jetuar në Tiranë, aktiviteti politik, pjesëmarrja në demonstrate, personat e dyshuar që mund të kenë lidhje me vrasjen e tij në Gjermani
Drejtori i Arkivit, Anton Dukagjin shprehet se mes dokumenteve të shumta të ruajtura, veçohen disa dosje të rëndësishme, që hedhin dritë mbi ngjarjet më dramatike të historisë moderne të Kosovës:

“Të dhëna nga burimet tona” – Një dosje me tre vëllime dhe 687 faqe mbi demonstratat e Kosovës.

Dosjet mbi goditjet e mars-prill 1981 – Dy vëllime me 531 faqe, që dokumentojnë ndodhitë pas protestave.

Demonstratat e marsit 1982 – Një dosje me 2 volume dhe 593 faqe, që analizon lëvizjet e mëtejshme studentore.

Rezidenca e Beogradit (1972-1981) – Analiza dhe diskutime politike të ruajtura në 149 faqe.

Fashikulli mbi ngjarjet e Kosovës (prill-maj 1981) – Një dokument me 211 faqe, që përmban raportime të detajuara mbi zhvillimet e atyre muajve vendimtarë.

Seria e dosjeve të “goditjeve në Kosovë” (1975-1990) – Dokumente me qindra faqe që zbulojnë prapaskenat e represionit shtetëror.

Informacione sekrete të KQ të PPSH mbi arrestimet, dhunën dhe torturat e përdorura nga organet jugosllave ndaj shqiptarëve ; Dosje mbi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova dhe ndikimin e tij në zvogëlimin e kombit shqiptar; Komentet dhe analizat e diplomatëve të huaj për politikën shqiptare ndaj Kosovës në vitet ’80.

Fondi ruan gjithashtu dokumente të rëndësishme mbi personalitetet të njohura në lëvizjet e Kosovës për pavarësi, si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Ibrahim Rugova, e shumë të tjerë, duke ofruar një mundësi të rrallë për studiuesit që dëshirojnë të kuptojnë më thellë historinë dhe rezistencën e Kosovës.

Hapja e këtij fondi shënon një hap të rëndësishëm në zbardhjen e historisë së Kosovës dhe ruajtjen e kujtesës historike, duke u dhënë studiuesve mundësinë të hulumtojnë mbi një periudhë që ka lënë gjurmë të thella në fatet e kombit shqiptar.

Next Post
Veliaj reagon sërish: Ols Violina më mbylli në burg me prova leshi, ja pse telefoni im ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën e Kavajës

Veliaj reagon sërish: Ols Violina më mbylli në burg me prova leshi, ja pse telefoni im ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën e Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In