Forcat RENEA i janë bashkuar operacionit të efektivëve të policisë për kapjen e Arsen Muskurtit,i cili vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë.
Burimet thonë se besohet që autori është ekstremist fetar. Policia dhe RENEA po kontrollojnë dosa zona, ku mendohet se fshihet autori.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, pranë zonës së “Myslym Shyrit” në Tiranë. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti. Çifti i bashkëshortëve humbën jetën menjëherë, si pasojë e plumbave.
Krimi ndodhi në ambientet e brendshme të një agjencie udhëtimi që ishte në pronësi të viktimave. Dyshohet se vëllezërit kishin konflikte të vjetra familjare.
/e.d