Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri I të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood, në një intervistë për Report Televizion në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, flet për rihapjen e hetimeve dhe ndalet edhe në disa fakte që SPAK duhet ti marrë në shqyrtim.
Ai thotë se në këtë shpërthim ka dyshime të forta që Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë bashkë me Fatmir Mediun e zyrtarë të tjerë. Madje shkaku që Shkëlzen Berisha e hodhi në gjyq ishte pikërisht ajo pjesë që sipas Lawson tregon se Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë e takimit mes Diverolit dhe Delijorgjit, për të negociuar çmimin e fishekëve që ishte tejet I lartë, por kjo i takon SPAK ta vërtetojë, thotë ai.
Në lidhje me gjyqin ai thotë se Berisha ka harxhuar qindra mijëra dollar pasi e ankimoi dhe humbi në të dyja shkallët e gjyqësorit. Sipas tij në këtë ri hetim duhet të jetë me patjetër edhe ish shefi i shtabit Luan Hoxha, që ka fituar azil politik në SHBA, që nuk ka folur në asnjë moment për këtë ngjarje tragjike. Sipas tij duhet që SPAK me kurajë ti japë zgjidhje kësaj çështje dhe ti shkojë deri në fund, për dinjitetin e shoqërisë shqiptare.
Intervista e plotë:
Zoti Lawson faleminderit që pranuat të jepnit këtë intervistë për Report TV dhe emisionin “Studio Live”,
Faleminderit juve.
Dua ta fillojmë bisedën bashkë në lidhje me librin tuaj, që më pas u bë edhe film në Hollivud, cila pjesë flet për Shqipërinë?
Përveç pjesës që flet për disa të rinj, që fituan një kontratë me Pentagonin për t’ju dërguar municione ushtrisë afgane në ato vite. Ushtria Afgane përdorte municione dhe armatime të periudhës Sovjetike, dhe si e mbani mend lufta në Irak kishte sjellë probleme në furnizimin me armatime. Shqipëria kishte një stok të jashtëzakonshëm me armë të këtij kalibri dhe municione, që I kishte marrë nga Kina apo edhe burime të tjera, dhe Shqipëria ishte vendi ideal për ti marrë 100 milion fishekë, blerë, dhe më pas furnizuar ushtrinë afgane. Këtë bënë dhe drejtuesit ushtarak të kohës zgjodhën këta të rinj rreth të 20tave, për të marrë fishekët. Por këta nuk e dinin se kishin të bënin me grupe interesi të forta si edhe vetë agjenci shtetërore si MEIKO që nuk duhet të funksiononte pa mbikëqyrjen e NATOs. Ndërkohë nuk lejohej në mënyrë direkte që të eksportoheshin municionet, edhe pasi kishte embargo ndaj Kinës që në vitet 60-70 kishte furnizuar Shqipërinë. Duket si një histori shumë e komplikuar, ku disa të rinj do të blenin fishekë, por pa a ditur se grupet e interesit në Shqipëri kishin edhe llogari në Qipro, që më pas u zhdukën. Ata nuk e dinin që këto municione që nuk lejohej të eksportoheshin për arsye idiote, do të demontoheshin në një fshat të quajtur Gërdec. Por që bashkë me to demontoheshin edhe municione të kalibrit të madh, që më pas solli me shumë gjasa në shpërthimin e Gërdecit. Ku humbën jetën 26 persona dhe që SPAK ka rifilluar hetimet. Përgjigja e pyetjes tuaj, është se pjesa kryesore e librit është kjo, por edhe përfshirja e shumë politikanëve shqiptarë dhe eksponentë kriminal të përfshirë në shpërthimin e Gërdecit. Unë kam qenë në Shqipëri për disa muaj kur ishte lufta në Kosovë, kam qënë në Kukës, në Durrës, në Tiranë, dhe kam krijuar një simpati dhe interes për popullin shqiptar që u treguan shumë të mirë me mua, dhe vendosa të bëj librin. Nuk ndodh shpesh që Shqipëria të jetë në qendër të vëmendjes së medias ndërkombëtare, po unë ndjej kënaqësi të kuptoj dhe të raportoj për aspektin shqiptar në këtë çështje. Por kjo nuk përfshin vetëm zyrtarë shqiptarë që po hetohen nga SPAK, por edhe sjellje të tmerrshme nga Ambasada Amerikane atje, nga departamenti I Drejtësisë, Pentagoni dhe Departamenti I Shtetit. Pra përveç Shqipërisë dhe zyrtarëve të saj edhe agjencitë amerikane janë shumë të rëndësishme gjithashtu.
Si e zbuluat se çështja e municioneve u kthye në një problem në Shqipëri?
Fillimisht si gazetar investigativ, ngacmimi I parë me erdhi nga shkrimi në faqen kryesore të gazetës NYTimes, është e çuditshme por shumë lajme të mëdha vijnë nga ide të thjeshta, ose nga mos raportime të qarta nga mediat e mëdha. Mbaj mend në faqen e parë të NYTimes, ishin dy të rinj Efraim Diveroli dhe David Packauz që kishin gënjyer qeverinë amerikane për municionet dhe duke rrezikuar më pas edhe raportet me aleatët amerikan në këtë luftë. E kundërta ishte e vërtetë municionet punonin shumë mirë, dhe unë fola me shumë persona në Afganistan dhe më thanë se municionet funksiononin më së miri. Për shkak se municionet ishin kineze dhe I ndaluan në vitin 2008, në mes të luftës, ku ishte një luftë që SHBA po e humbisnin si edhe e humbën në fakt që e tregoi edhe koha. Unë e gjeta në NYTimes, dhe vendosa titullin, “Çunat dhe armët”, si e quanin edhe ata vetën duke komunikuar më njëri tjetrin. Pasi komunikova me ata për një kohë të gjatë kuptova qartazi se municionet jo vetëm punonin më së miri, por Pentagoni dhe Departamenti I Shtetit gënjeu në reagimin e tyre, duke nxjerr si të këqinj ketë! të rinj, ndërsa shpërthimi Gërdecit nuk doli fare. Unë aty pata kuriozitet, kush ishin përfituesit e vërtetë në Gërdec, kush fshihej pas asaj ngjarje të rëndë, kush I vendosi të punonin në ato kushte skandaloze fëmijët dhe gratë. Populli shqiptar meriton të vërtetën.
Pikërisht për të vërtetën dua t’ju pyes, për emra konkretë, zyrtarë ose jo, çfarë keni zbuluar ju në investigimin tuaj?
Unë kam raportuar edhe më parë, se kur Efraim Diveroli erdhi në Shqipëri që të negocionte për çmimin e ri të municioneve se ishte i lartë, u takua me ish ndërmjetësin që kishte punësuar, Kosta Trebicka, që vdiq në rrethana tejet misterioze e të dyshimta. Pra ai u çua në një takim nga Kosta Trebicka ku u takua me biznesmenin Delijorgji dhe me Shkëlzen Berishën djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, gjë që më pas vetë Diveroli e mohoi, nuk e di përse e mohoi, se është edhe person jo i zakonshëm. Ky ishte një skenar ku del edhe Fatmir Mediu ish ministri i Mbrojtjes, madje edhe Sali Berisha ishte I përfshirë, sipas shumë personave që kam intervistuar, gjë që unë nuk e di është apo jo e vërtetë 100%, por i kam përfshirë në librin tim. Ky është shkaku për të cilin më pas Shkëlzen Berisha me hodhi në gjyq dhe akuzat u zhvlerësuan në të gjitha shkallët e gjyqësorit në SHBA, duke mos pasur asnjë shans që të ndodhte ndryshe. Kjo më motivoi për të bërë hetimin dhe librin pasi familjet e viktimave e meritojnë të vërtetën, dhe shqiptarët që janë pjesë e NATOs dhe duan të jenë edhe në BE e meritojnë. Kjo duhet të zbardhet dhe duhet të zbulohet e vërteta deri në fund, unë nuk dua të dënoj njeri, por dua të vërtetën dhe qeveria e Edi Ramës të mbajë fjalën e dhënë që ti shkojë deri në fund kësaj çështje, por edhe ambasada Amerikane të tregojë qartazi përse e deklaruan non grata Sali Berishën dhe djalin e tij. Këto janë pyetje që unë I ngre shpesh për ti dhënë Shqipërisë një dinjitet që shoqëria atje të emancipohet dhe të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Një pyetjet konkrete, çfarë keni zbuluar për djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha?
Atë që Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë e takimit mes Diverolit dhe Delijorgjin për të negociuar për çmimin e municioneve që kompania “AEY” po blinte për Pentagonin. Ishte një fakt që ai e përgënjeshtroi, por unë besoj se ka fakte për këtë, për shembull ish Shefi i ushtrisë Luan Hoxha në atë kohë i tha Ambasadës Amerikane se jeta e tij ishte në rrezik dhe tani është në Bronks. Ai di shumë gjëra për këtë ngjarje. Por edhe fakte për Fatmir Mediun që është akuzuar për korrupsion, që e pashë në një fotografi me kreun e Kongresit Amerikan dhe kjo është për të ardhur keq, pasi qeveria amerikane nuk e ka ndihmuar Shqipërinë të bëj më shumë për zbardhjen e kësaj dosje. Pra është një çështje e komplikuar që kërkon maturi dhe kurajë nga hetuesit e SPAK për ti shkuar deri në fund.
Cila besoni se është e vërteta e madhe që publiku shqiptar nuk e di në lidhje me këtë shpërthim?
Çfarë ishte duke ndodhur vërtetë me gjithë atë municion. Nëse e mendon edhe me logjikë ishte një aset i madh, që qeverisë së atëhershme të Sali Berishës ju tha ta hidhte poshtë. Ju mund ta kuptoni se si mund ti hidhni poshtë miliona dollarë poshtë, duke e bërë ata rrezikuan qytetar të pafajshëm në Gërdec. Unë I kërkoj gjykatave në Shqipëri dhe qeverisë për të dhënë përgjigje të qarta për librin tim, për shumë pyetje që janë ende pa përgjigje.
Nëse SPAK do të të ftoj për t’ju dhënë informacione për hetimin, do të ishit I gatshëm tju jepnit dokumente për të zbuluar të vërtetën?
Sigurisht që po. Por padyshim njerëzit që duhet të flasin janë Luan Hoxha, për të vijuar me Fatmir Mediun apo ndihmësit e tij. Ju e mbani mend çfarë I ndodhi Kosta Trebickës në atë kohë, që biznesmen që kishte bashkëshorte dhe fëmijë, dhe nuk e di çfarë ndodhi me atë. Ka patur shumë dyshime për atë vdekje. E megjithëkëtë unë çfarë kamë është pjesë te librit, por nëse do të mi kërkonin edhe dokumentet do ti jepja, pa hezitim.
Dua të ndalem pak të gjyqi juaj me familjen Berisha, mos gabohem me Shkëlzen Berishën?
Kjo është një pyetje për atë. Por në atë që deklaroj në gjyq lidhet me prishjen reputacionit të tij. Por në SHBA në lidhje me shtypin e lirë, ka një vendim nga Gjykata e Lartë, që ka një rast të NYTimes përballe Salivan, ku thuhet se kur një person është figurë publike dhe një gazetar si puna ime duhet ta dijë të vërtetën për atë figurë ose mos të merret. Ata ju referuan pikërisht këtij rasti. Por ky ishte vetëm një rast. Berisha i ri në atë kohë deklaroj se ishte figurë publike dhe botuesi im bëri një sondazh dhe të gjithë e njihnin familjen Berisha që nuk është një surprizë. Dhe standardet ku mbrohen gazetarët investigative kur hetohen zyrtarë të lartë apo figura publike, duhet të tejkaloheshin, në rastin e tij, realisht nuk e di çfarë standardesh donte të impononte. Por pavarësisht procesit dhe teknikaliteteve, të gjitha shkallët e gjyqësorit e rrëzuan dhe ja bënë të qartë se nuk kishte asnjë mundësi që të fitonte. Ai apeloj edhe në shkallët e tjera në Gjykatën e Lartë që është shumë shtrenjtë, unë jam i lumtur që me mbrojti botuesi im, dhe kisha edhe avokatë të mirë dhe dëshmova në atë kohë. Ata harrojnë se aty kanë humbur jetën fëmijë të vërtetë, mbaj mënd një nga nënat Zamira Durdën. Që nuk është jo e vërtetë apo statistikë, por që po ngre zërin për fëmijën e saj. Atë ditën vdiqën 26 persona, gra dhe fëmijë dhe për ata duhet bërë drejtësi. Jo për mua.
Unë kam qenë gazetar i ri kam shkuar në atë zonë orët e pasdites dhe mund t’ju them se ishte skenë katastrofike.
Kam një pyetje edhe në formë kurioziteti, cili ishte çmimi që Shkëlzen Berisha ka paguar në gjykatë?
Në SHBA?
Po në çështjen kundër jush?
Nuk ka patur çmime për tu paguar por ka patur për avokatët, që mund të ketë qenë qindra mijëra dollar, di qe mua më mbrojti botuesi dhe nuk morëm rimbursim. Por harxhuam qindra mijëra dollar dhe shumë energji për ti rezistuar presion të madh. Në SHBA kur dikush humbet duhet të paguaj dëmin personit tjetër, por në këtë rast nuk ishte.
Po akuzat që ju kanë ardhur nga zoti Berisha se juve ju jep informacione zoti Erjon Veliaj?
Kur kam bërë librin jam takuar me zotin Veliaj, por nuk është fare e vërtetë që më ka dhënë ai informacionin për librin, informacionin e kam marrë nga burime të ndryshme, intervista të dhëna zyrtare dhe mediat e huaja dhe vendase. Sa I takon sulmeve ndaj personit tim nga Berisha, as nuk dua të merrem fare me to. Ajo që është e rëndësishme mbetet fakti se drejtësia Amerikane e dha verdiktin e saj, por tani duhet ta japë dhe drejtësia në Shqipëri. Si e keni parë dhë ju, shpërthimi I Gërdecit ishte një shpërthim katastrofal që duhet të zbardhet deri në fund.
Ju përmendet edhe rolin e Ambasadës Amerikane në atë periudhë kohe në Shqipëri, për çfarë e keni fjalën më konkretisht?
Ishte një rol I keq dhe më lejoni ta them I turpshëm, pasi ambasada amerikane e dinte shumë mire çfarë po ndodhte atje, të gjithë në industrinë e mbrojtjes dinin çfarë po ndodhte. Kam folur me ish atasheun ushtarak atje, kam folur me zyrtarë të tjerë që nuk donin ta deklaronin identitetin e tyre, por edhe me zyrtarët e OKB që ishin të përfshirë. Dhe kur ndodhi u injorua problemi pasi do ishte me komplikacione për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që ishte një objektiv strategjik për Shqipërinë, por edhe për të mos dëmtuar raportet diplomatike, që për mua ishte diçka cinike dhe jo dritëgjatë.
Një pyetje për vdekjen e zotit Kosta Trebicka, a besoni ishte aksident, apo e dyshimtë?
Ka shumë rrethana që janë shumë të çuditshme. Ishte një aksident në mes të askundit, pasi u gjet trupi shumë larg makinës, kur e gjetën pa jetë. Shumë e kishin paralajmëruar, dhe unë mendoj se shumë dyshime ka. Por unë nuk kam përgjigje ato duhet ti japë drejtësia si për Berishën, Mediun apo të tjerë, pa drejtësi nuk do të ketë të ardhme të bukur për vendin tuaj, që synon dhe shpresoj të behët pjesë e Bashkimit Europian më të drejta të plota.
Kam një pyetje të fundit për ju, a keni në plan për të bërë një libër tjetër pasi ky pati shumë sukses u bë edhe film?
Po sapo përfundova një libër që flet për korrupsionin në një kolegj basketbolli, që titullohet “Hot Dog Money”, dhe është pikasur nga George Clooney, besoj do të bëhet edhe film.
Zoti Lawson faleminderit për këtë intervistë në Report TV.
Faleminderit juve./m.j