Pak orë pas sulmit terrorist në xhaminë “Al Noor” në Zelandën e Re, që la pas 49 viktima dhe 48 persona të plagosur, Franca ka rritur sigurinë në xhami, ndërsa kryebashkiaku i Londrës është shprehur se sulmet ndaj xhamive të “thyejnë zemrën”.
Gjithashtu kryeministri spanjoll ka shprehur ngushëllime ndaj Zelandës së Re, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman e ka dënuar këtë krim brutal.
Reagime kanë ardhur edhe nga vendet arabe, të cilat e kanë dënuar aktin e rëndë dhe kanë kërkuar drejtësi.
Ndërkohë që Presidenti turk, Erdogan iu ka bërë thirrje vendeve perëndimore të ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e racizmit kundër fesë islame. Erdogan paralajmëroi se nëse nuk do të merren masa për këtë çështje, të tilla sulme do të jenë të pashmangshme.
Por terroristi e kishte paralajmëruar një ditë më masakrën që ndodhi mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re. Por nuk u ndalua sepse ai nuk ishte në listën mbikqyrëse të terrorizmit.
“Unë do të kryej një sulm kundër pushtuesve”,shkruan Daily Mail.
I dyshuari kryesor i masakrës në Christchurch në Zelandën e Re, terrorist Bernton Tarrant, me sa duket u zotua të vriste muslimanët një ditë përpara sulmit – kjo u bë e ditur pas aktit të tmerrshëm nga ndjekësit e tij në mediat sociale.
Një përdorues anonim, i cili mendohet të jetë Tarrant, shkruan në faqen e famshme të ditarit të djathtë “8Chan” të enjten: “Unë do të kryej një sulm kundër pushtuesve dhe do ta bëjë drejtpërdrejt përmes Facebook-ut”.
Ai e bëri këtë gjë, filmoi ngjarjen e tmerrshme derisa kreu sulmin. Pamjet u shpërndanë gjithandej në mediat botërore.
Tarrant gjithashtu publikoi imazhe të municioneve dhe armëve të tij në mediat sociale përpara sulmit.
Por ai nuk u kap nga policia sepse ai nuk ishte në listën mbikqyrëse të terrorizmit.