• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Autorët sa më shpejt para drejtësisë”, trupa gjyqësore në Vlorë reagon pas eksplozivit në makinën e prokurorit

by Java News
23/12/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupa gjyqësore e Gjykatës në Vlorë ka reaguar mbi shpërthimin me eksploziv në makinën e prokurorit, Albert Kuliçi. Përmes një deklaratë shpërndarë mediave, trupa gjyqësore në Vlorë, dënon me forcë krimin ndaj kolegut Kuliçi, ndërsa kërkon nga organet kompetente marrjen e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij.

“Trupa gjyqësore e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ngjarjen e datës 21.12.2019 ku mbeti i dëmtuar automjeti i prokurorit Albert Kuliçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Veprimi kriminal i ditës së shtunë ka cenuar jo vetëm prokurorin Albert Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë të cilët kryejnë me përkushtim detyrën e tyre.

E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegut tonë dhe kërkojmë nga të gjitha organet marrjen e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë, ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si z.Kuliçi, është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Mbështesim prokurorin dhe veprimtarinë e tij në përmbushje të rregullt të detyrës pa asnjë rezervë dhe bëjmë thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjitet.
Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhjet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerjen e punës së tyre të vështirë”, thuhet në deklaratë. /e.s/

Next Post
30-vjetori i themelimit/ Balla: Misioni i LDK dhe vizioni largpamës i Rugovës, themelet shtetformuese të Kosovës

30-vjetori i themelimit/ Balla: Misioni i LDK dhe vizioni largpamës i Rugovës, themelet shtetformuese të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In