Zbardhet gjithë dinamika e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan. Saktësisht në 05:45 të mëngjesit të sotëm Bujar Çela parkoi automjetin dhe u ul në lokalin që shërben dhe si lavash në hyrje të Elbasanit nga Tirana.
Kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët të cilët kanë ekzekutuar vëllanë e Talo Çelës, të cilët zbritën nga mjeti ‘Renault; që u gjet i djegur disa km larg vendngjarjes. Mësohet se një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjetër me pistoleta të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në harkun kohor prej 60 sekondash, të pa shqetësuar nga askush duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autorët e maskuar në fytyrë që e kishin ndjekur 50- vjeçarin erdhën nga rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe kanë qëlluar prej cepit të lavazhit deri tek lokali për 50 metra largëri.
Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja.
g.kosovari