• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Autorët e atentatit në Sukth ishin 3 persona, ja çfarë thanë dëshmitarët

by A R
26/04/2017 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit janë bërë dje dëshmitarë okularë të atentatit ku mbetën të vdekur ish-shefi i Krimeve në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dautaj.

Dëshmitarë kanë treguar për “Panorama” momentet e tmerrit që kanë përjetuar kur kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë parë skenën.

“Fillimisht menduam se ishin duke bërë gara me njëri-tjetrin. Ishte një makinë e zezë si fuoristradë dhe makina ku ndodheshin dy personat që mbetën të vdekur. Pas disa metrash dëgjuam të shtëna armësh, breshëri të gjata automatiku”, u shpreh një dëshmitar.

Ndërsa një tjetër dëshmitar tregon se autorët ishin tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar nga dritaret e makinës, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin.

“Pamë që po qëllonin dy persona nga makina, ndërsa një tjetër ishte në timon. Nuk arritëm t’i identifikonim, pasi ishim disi larg, por qëlluan me breshëri të gjata”, u shpreh ai.

Atentati 

Ngjarja qe dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, ndodhi dje rreth orës 13:55, në afërsi të Mbikalimit të Sukthit. Njëri prej viktimave, 39- vjeçari Dalipaj, ishte person i shpallur në kërkim që prej janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar.

Bazuar në dinamikën e ngjarjes, Policia bëri të ditur se kemi të bëjmë me një grup kriminal dhe të mirorganizuar. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të viktimës, i cili dyshohet se për shkak se ishte në kërkim policor, jetonte jashtë Tiranës, diku në zonën e Shijakut apo të Sukthit.

Dje ai bashkë me mikun e tij, Juxhin Dautaj (edhe ky i dyshuar për një vrasje në Vlorë), kanë qenë në lëvizje me një mjet “Audi S83 , prodhim i vitit 2014, që llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro.

Makina që drejtohej nga Dautaj po udhëtonte në rrugën dytësore përbri autostradës, kur një mjet tjetër, që sipas dëshmitarëve ka qenë me ngjyrë të zezë, e ka ndjekur dhe më pas në ecje kanë qëlluar me breshëri automatike. Pas hetimeve të kryera dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar 50 gëzhoja./b.d.

Next Post
Silvestre:  “Griezmann do të ishte i përkyer për Manchester Unitedin”

Silvestre: “Griezmann do të ishte i përkyer për Manchester Unitedin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In