• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

AUTOPSIA/ Vdekja e nënës e foshnjes, dalin detajet e para të shkaqeve

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kur nëna në muajin e nëntë të shtatzënisë humbi jetën së bashku me foshnjen. Sipas të dhënave të fundit, mësohet se autopsia e bërë në trupin e së ndjerës Aida Koçi, (Çajka) ka treguar se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme. “Gruaja kishte hemorragji të brendshme”- thonë burimet.

Dëshmia e mjekëve

Lidhur me rastin në fjalë kanë dëshmuar edhe mjekët që kanë ndjekur gruan. Sipas tyre, kur gruaja shtatzënë është kthyer nga sanatoriumi, ajo ka ardhur pothuajse në vdekje klinike, gjendje terminale, raporton “News 24”.

Sipas dëshmive, mjekët thonë se gruaja i është nënshtruar ekos, por nuk kanë kuptuar çarjen e shpretkës. Sipas tyre ka ardhur në 04:00 të mëngjesit nga Sanatoriumi dhe jo në 02:00, si thanë familjarët e së ndjerës. Ata kanë mohuar të ketë pasur vonesë në trajtimin e rastit. “Ata thonë se carja e shpretkës mund të konstatohet vetëm përmes skanerit dhe materniteti nuk ka skaner. Sipas tyre mjekët e QSUT duhet t’i kishin bërë skaner”, raporton “News 24”

Hetimet 

Dy oficerë të prokurorisë kanë mbërritur sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë dhe kanë nisur hetimin për vdekjen e gruas 35 vjeçe dhe foshnjes së saj në muajin e 9 të shtatzanisë. Oficerët kanë kërkuar librin e mjekëve që duhej të ishin në turn dhe protokollin e ndjekur.

Sakaq, edhe policia ne nje deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur tregon fillimisht se eshte njoftuar per nje konflikt ne maternitet, ku me pas ka shoqeruar vellain e viktimes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni”, kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklarate.

Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Koçi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kaloi tek spitali.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr rregjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qënë në punë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FLET RUBENA MOISIU

Kufoma e nënës është dërguar në morg ku do kryhet edhe kqyrja e trupit të saj. Në një komunikim telefonik për “Neës24”, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” tha se “s’mund të jap ende përgjigje se po merret në dorë nga oficerët e komisariatit nr.1.

“Pasi të dalë edhe diagnoza e mjekut ligjor, jemi duke analizuar rastin dhe jam e zënë me këta njerëz që po merrem me ta dhe do analizojmë rastin nëse Urgjenca ka qenë e mbyllur dhe pse ka qenë e mbyllur”, tha Rubena Moisiu.

Next Post
Dy motorristë grabisin pikën e karburantit pranë Rinasit

Dy motorristë grabisin pikën e karburantit pranë Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In