Zbardhet motivi i vdekjes së taksistit nga Kavaja i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në mjetin e tij që kishte përfunduar në kanal. Policia e Kavajës konfirmoi shtetasi Faik Fezgaj nga Durrësi, i denoncuar si i zhdukur tri ditë më parë nga fmailjarët, humbi jetën në mënyrë aksidentale.
Ai vdiq nga mbytja në kanalin e ujit, ku ai u gjet bashkë me mjetin e tij referuar rezultateve të autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë.
Sipas ekspertëve autoteknikë të Policisë mjeti ka rrëshqitur si pasojë e shpejtësisë që ka pasur në një kthesë të rrugës. /a.m.










