Autopsia e autorit të masakrës së Las Vegasit, patologët ende në udhëkryq për motivet

Policia në Las Vegas ende është duke u munduar të zbulojë shkakun, se pse Stephen Paddock gjatë 1 tetorit qëlloi mbi turmën, duke lënë të vdekur 59 persona dhe qindra tjerë plagosi. Ai kishte kryer vetëvrasje para se të futeshin njësitet speciale në dhomën e hotelit në katin e 52-të, nga ku kishte gjuajtur me pushkë të ndryshme automatike, transmeton Telegrafi.

Patologët kanë bërë autopsinë dhe nuk kanë gjetur asgjë të pazakontë. Nuk vuante nga kanceri në tru siç kishte pretenduar vëllai i tij, duke thënë se do të ishte i lumtur po të konstatohej se Stephen vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

“Do të vazhdojmë hetimet, por ekzistojnë gjasa reale që kurrë të mos e zbulojnë motivin, se pse kreu masakrën më të përgjakshme në historinë e SHBA-ve”, ka deklaruar Joe Lombardo, sherifi i Las Vegasit.

ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com