• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Automatizimi/Punonjësit nuk po përgatiten

by Java News
27/04/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveritë po dështojnë në përgatitjen e punëtorëve të tyre për ndikimin e inteligjencës artificiale teksa po përballen me “procesin e shkatërrimit krijues”, i cili në mënyrë radikale do të ndryshojë profesionet dhe karrierat e njerëzve, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (The Organisation for Economic Co-operation and Development) OECD –së. Klubi i 36 kombeve tha se pjesëmarrja në trajnime është më e ulëta, pikërisht tek ata që kanë më shumë nevojë:  të pak-kualifikuarit, punonjësit në moshë, ata që kanë humbur punët e tyre dhe ata që punojnë me kohë të pjesshme ose përkohësisht.

Qeveria duhet të bëjë më shumë  për t’i ndihmuar njerëzit në punë (veçanërisht ata që janë pak të kualifikuar) të ritrajnohen për të parandaluar “zhvlerësimin dhe vjetërimin e aftësive, duke lehtësuar kështu kalimin nga puna në punë”, tha OECD-ja.

Ndërkohë, sipas një raporti, sistemet e sigurisë sociale janë vjetruar në shumë shtete. Punonjësit e përkohshëm vështirësohen që të kenë mundësi për përfitime që më së pari I marrin punonjësit tradicionalë, si: pagesë shëndeti, prindërore, mbrojtje nga shkarkimet e padrejta etj.

Mbrojtjet e punësimit duhet të jenë të tilla që t’u përgjigjen ndryshimeve të nevojave të njerëzve për mbështetje, duke garantuar që të drejtat të shkojnë krahas punës”, tha OECD-ja.

Reformat janë të domosdoshme pasi “ndërprerjet në tregun e punës mund të çojnë në pakënaqësi në rritje për efektshmërinë e sistemeve tona (politike)”, tha Angel Gurría, sekretari i përgjithshëm i OECD-së.

Sipas të dhënave të OECD-së, tre të katërtat e njerëzve duan që qeveria e tyre të bëjë më shumë për mbrojtjen e sigurisë së tyre ekonomike dhe sociale.

Po aq sa progresi teknologjik dhe automatizimi , tregjet e punës nëpër botën e industrializuar janë nën presion si rezultat i globalizimit dhe i ndryshimeve demografike.

Gjer më tani, prirja drejt automatizimit nuk ka çuar në struktura shpunësimi, madje nëpër vendet më të zhvilluara përqindjet e punësimit janë rritur.

Ndryshimet teknologjike  po u japin njerëzve “më tepër liri për të vendosur se ku, kur dhe si të punojnë”, duke përmirësuar kështu drejtpeshën e jetës së punës dhe duke krijuar “mundësi të reja për grupe të papërfaqësura më parë për të marrë pjesë në tregun e punës”, tha OECD-ja.

Detyra të mërzitshme e të rrezikshme po automatizohen, jeta dhe siguria po përmirësohen, prodhueshmëria po rritet, ndërkohë që teknologji të reja po krijojnë mundësi të reja punësimi.

Por, sipas studimit, rreth 14% e punëve ekzistuese mund të zhduken si rezultat i automatizimit për rreth 15-20 vjet, ndërkohë që 32% e tyre do të ndryshojnë rrënjësisht.

Porositë për robotë industrialë u trefishuan dekadën e shkuar dhe gjer në vitin 2020 do të dyfishohen, ndërkohë që sasia e kapitalit privat të investuar në inteligjencën artificiale u dyfishua gjatë vitit të shkuar.

Një tjetër raport nga McKinsey tregon se thuajse çdo punonjës  në një moment të caktuar gjatë në të ardhmen do t’i duhet të përballet me sfidën e ndryshimit teknologjik. “Ajo që ne kemi zbuluar është se çdo punësim ka një përqindje domethënëse të mundësisë për automatizim. Çdo punonjës duhet të mendojë se si puna e tij mund të ndryshojë”, thotë Michael Chui, partner në  McKinsey dhe një nga autorët  e raportit.
Disa profesione do të preken më shumë se disa të tjera. Kur u pyet nëse taksistët  duhet të shqetësohen për makinat e së ardhmes pa shoferë z. Chui u përgjigj: “Ne shohim përparime të mëdha në teknologjinë autonome, por ato nuk funksionojnë mirë gjatë natës apo në shi dhe u duhet shumë kohë që të pozicionohen në një vend me shumë taksi. Një këndvështrim realist i teknologjisë është më i dobishëm”.

Analizat e forcës së punës në vendet e Eurozone-s të bëra nga McKinsey tregojnë se profesionet e pak-kualifikuara dhe të pak-paguara janë më tepër në rrezik për automatizim, bazuar në atë se cilat aktivitete mund të automatizohen, duke përdorur teknologjinë e deritanishme. Sipas studimit, shitjet me pakicë, shërbimet e mikpritjes e të ushqimit janë ato që do të preken më shumë.

/sipas Financial Times, përgatiti Erina Çoku/

Next Post
Familjarët e 21 janarit: Prokurorja e re të rihapë dosjen, Berisha para drejtësisë

21 Janari/Qeveria akordon 103 mijë euro shpërblim për familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In