• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Autokolona e vdekjes’ e Putinit që synon Kievin shpërndahet/ Ç’po ndodh me forcat ruse, një pjesë e automjeteve zhvendosen në pyje

by Java News
11/03/2022 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpërim ushqime e karburant ndërsa forcat ruse vazhduan edhe të enjten të bombardojnë qytetin port. Ndërkohë fotografi satelitore treguan se autokolona masive e Kremlinit, që ndodhej disa kilometra jashtë kryeqytetit ukrainas është shpërndarë dhe ridislokuar sërish.

Një numër edhe më i madh vendesh dënuan sulmin ajror në një maternitet në Mariupol një ditë më parë, si pasojë e të cilit u vranë tre persona. Zyrtarë perëndimorë dhe ukrainas e quajtën atë një krim lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se refuzimi i Rusisë për të lejuar evakuimet nga qyteti port, ishte një formë e plotë terrori.

Ky imazh satelitor nga e enjtja i siguruar nga Maxar Technologies tregon kamionë me furnizim dhe raketa të shumta të mundshme në pozicionet e qitjes, në Berestyanka, rreth 30 milje nga qendra e Kievit.

Numri i refugjatëve që janë larguar nga vendi deri tani ka arritur në 2.3 milionë dhe Kievi po përgatitet për një sulm. Kryetari i Bashkiasë së kryeqytetit tha se Kievi ishte kthyer praktikisht në një kështjellë të mbrojtur nga civilë të armatosur.

Imazhet satelitore të kompanisë ‘Maxar Technologies’ tregonin se autokolona ushtarake prej 64 kilometrash, në përbërje të së cilës kishte tankeve e artileri është shpërndarë dhe ridislokuar. Njësi të blinduara të saj janë parë në qytete pranë aeroportit Antonov. Një pjesë e automjeteve janë zhvendosur në pyje, njoftoi Maxar.

Kamionët e furnizimit rusë dhe automjetet e tjera shihen të parkuar në vijën e pemëve të një pylli (në të djathtë të imazhit) në një përpjekje të dukshme për t'i bërë ato më të vështira për t'i shkatërruar nga forcat ukrainase.

Autokolona ishte grumbulluar jashtë qytetit në fillim të javës së kaluar, por ajo kishte ngecur për shkak të mungesës së ushqimeve dhe karburantit. Zyrtarët amerikanë thonë se trupat ukrainase gjithashtu e kanë goditur atë me raketa antitank.

Tanket dhe mjetet e blinduara ruse janë shpërndarë gjithashtu në zonat civile në një përpjekje për t'i bërë ato më të vështira për t'u goditur. Në foto janë disa nga automjetet e 'kolonës së vdekjes' në qytetin Ozera, në verilindje të Kievit.

Në Mariupol, një qytetet me 430,000 banorë, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Që nga fillimi i sulmit, më shumë se 1,300 persona kanë vdekur sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Banorësh nuk kanë ngrohje apo shërbim telefonik dhe shumë prej tyre nuk kanë energji elektrike.

Fillimisht, linja 40 milje e automjeteve, tankeve dhe artilerisë kishte ngecur jashtë Kievit, por që nga e enjtja, pjesë të kolonës tani janë 'ripozicionuar' në pyll dhe janë shpërndarë përgjatë rrugëve.

“Ata kanë një urdhër të qartë për të mbajtur peng Mariupolin, për t’u tallur me të, për ta bombarduar dhe goditur atë vazhdimisht“, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij të mbremjës drejtuar kombit. Ai tha se forcat ushtarake ruse filluan një sulm me tank pikërisht aty ku supozohej të kishte një korridor humanitar.

Zyrtarët lokalë thonë se është e vështirë të gjesh vende të mbrojtura nga bombardimet.

Ato automjete që janë lënë përgjatë autostradës kryesore për në Kiev (foto, pjesë e rrugës në veri të Ivankiv) tani janë ndarë për t'i bërë ato më pak një objektiv për artilerinë ukrainase.

Zotit Zelenskyy tha se rreth 100,000 njerëz janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit nga shtatë qytete në veri dhe qendër të vendit përfshirë periferitë e Kievit, megjithë bllokadën ruse.

Sanksionet perëndimore i kanë dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë, duke çuar në një zhvleftësim të rublës, largim të bizneseve të huaja nga vendi dhe rritje të çmimeve.

28 shkurt: Imazhet e fundit të qarta të 'kolonës së vdekjes' janë marrë pothuajse dy javë më parë, kur qiejt ishin të pastër nga retë, dhe i treguan ato të grumbulluara përgjatë rrugës (sipër). Ato automjete tani janë shpërndarë

Por Presidenti rus Vladimir Putin tha vendi u ka mbijetuar edhe më parë sanksioneve.

“Ne do t’i kapërcejmë ato“, tha ai në një takim me zyrtarë qeveritarë. Megjithatë ai pranoi se sanksionet do të krijojnë disa sfida për vendin.

Anëtarët e mbrojtjes territoriale të Kievit gërmojnë llogore përgjatë anës së autostradave në kryeqytetin Kiev, ndërsa përgatiten të mbrojnë kryeqytetin kundër sulmeve të trupave ruse.

g.kosovari

Next Post
Alarm për katastrofë nga rrezatimi, centrali i Çernobilit pëson ‘errësim të plotë’

Alarmi i Inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatit një sulm terrorist në Çernobil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In